Gjykata Kushtetuese duhet që brenda tri ditëve të ardhshme të vendosë për dekretin e Presidentit të vendit për mandatarin e ri për formimin e qeverisë.
E njohësi i çështjeve politike Ramush Tahiri, në një intervistë për KosovaPress pret që Kushtetuesja të vendosë në favor të dekretit të Presidentit, i cili i jep mundësinë Avdullah Hotit të LDK-së për të formuar qeverinë e re.
Tahiri madje thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të vendosë në asnjë version tjetër, përveç që të respektojë shumicën e vullnetit të parlamentit, e që është edhe vullnet i popullit.
“Vendimi i Gjykatës sipas qëndrimit tim nuk mund të jetë ndryshe përveç të respektojë vullnetin e popullit. Të respektojë shumicën parlamentare, të respektojë parlamentin dhe t’i jep mundësi cilësdo parti ose cilitdo koalicion, ose cilitdo grup të partive politike që ta krijojnë qeverinë në parlament dhe sa herë shumica në parlament ndryshon aq herë ndryshon qeveria”, thotë ai.
Lëvizja Vetëvendosje në vazhdimësi po insiston që është fitues e zgjedhjeve dhe se vetëm ajo ka të drejtë të formojë qeverinë në këtë mandat. Por politologu Tahiri shpjegon se në sistemin çfarë është Kosova, nuk ka fitues dhe humbës fiktiv, andaj shton se fituese mund të llogaritet një parti, apo koalicion që arrin të bëjë shumicën e thjeshtë në parlament.
“Nuk ka fitues dhe humbës fiktiv por ka real. Secili fitues është ai që ka marr vota dhe është në parlament dhe fitues është koalicioni në kuptimin që i bën votat bashkërisht dhe e bën më shumë se 50 plus 1 për qind të votave dhe e bën qeverinë. Një parti që ka dal e para e ka vetëm mundësinë vetëm që e para e të provojë ta bëjë qeverinë, por nëse nuk gjen partnerë ajo e dorëzon mandatin dhe qeverinë e bëjnë të tjerët. Gjithmonë ka qenë kështu, gjithmonë do të jetë kështu dhe ky është parim themelor i demokracisë parlamentare. Nuk ka asnjë mundësi tjetër. Nuk mundet gjykata të merr një vendim t’i japë të drejtë një partie e cila konsiderohet fituese që ka dalë e para. Por ky nuk është term i saktë i definicionit të fituesit. Fitues për formimi ne qeverisë janë ata që mund ta bëjnë qeverinë, jo ata që kanë dalë të parët, të dytën ose të tretët”, thotë ai.
Duke u bazuar në këto rrethana, Tahiri thotë se një parti që ka vetëm ¼ të votave nuk mund ta bllokojë shumicën parlamentare. Ai thotë se asnjë koalicion apo parti që nuk i ka 61 deputetë nuk mund ta formojë qeverinë në Kosovë.
“Nuk mund që një parti që i ka marrë 1/4 të votave të bllokojë 2/3 të votave. Pra vullneti i popullit është në parlament, nuk është në partinë e parë, as në të dytën, por është në të gjitha partitë politike. Dhe qeverinë e bën parlamenti, nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga populli dhe qeverinë e bën parlamenti në bazë të preferencave të koalicioneve pas zgjedhjeve që i bëjnë. Një koalicion parazgjedhor mund t’i ketë 49 për qind të votave, por nëse nuk arrin t’i bëjë edhe atë 2 për qindëshin e votave për ta bërë qeverinë ai është koalicion humbës dhe e bëjnë qeverinë ata që i kanë 51 për qind të votave ose 61 vota nga 120 sa i ka parlamenti i Kosovës”, thotë ai.
Pavarësisht deklarimeve të zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se do të pranojnë një vendim të Gjykatës Kushtetuese vetëm nëse është në favor të tyre, Tahiri pret që të gjitha partitë do të pajtohen me aktgjykimin e Kushtetueses. Ndërsa, shton se ditët në vijim Kosova do të bëhet me qeveri të re dhe se do të vazhdojë mandatit përderisa ka shumicën parlamentare në Kuvend.
“Unë besoj që vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet dhe palët do të pajtohen që të zgjedhin qeverinë, që parlamenti të vazhdojë dhe deri sa është kjo shumicë vendi nuk shkon në zgjedhje. Vendi mund të shkojë në zgjedhje vetëm me pajtim të parlamentit. Asnjëherë presidenti i Kosovës nuk mund ta çojë vendin në zgjedhje nëse parlamenti nuk e shpërndan veten me dy të tretat, nëse shumica e partive parlamentare që e përbëjnë shumicën në parlament nuk deklarohen te presidenti që duan të shkojnë në zgjedhje. Ose në kërkesën për mocion të votëbesimi nuk shkruhet që vendi do të shkojë në zgjedhje pas mocionit të suksesshëm”, thotë ai.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit për mandatarin për formimin e qeverisë dhe deri më 29 maj duhet të marrë një vendim, ose të vazhdojë pezullimin, ose të nxjerr një aktgjykim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?