LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Me Kodin e ri të Procedurës Penale askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë

Tahiri: Me Kodin e ri të Procedurës Penale askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se gjatë mbledhje së Qeverisë që do të mbahet të martën, në rend dite do të jetë edhe Projekt Kodi i ri i Procedurës Penale.

Tahiri është shprehur i kënaqur që në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, po përmbyllet transformimi i drejtësisë penale.

Sipas ministrit Tahiri, nga 547 nene që ka Kodi, 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe janë harmonizuar me parimet më të larta të një sistemi ligjor efikas dhe të drejtë, duke u fokusuar në ndryshime që do të mundësojnë luftë të krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Ndër ndryshimet thelbësore, ministri Tahiri ka përmendur suspendimin e zyrtarëve të lartë publik për të cilët është shpallur aktgjykim dënues lidhur me veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Qëllimi i këtij ndryshimi propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimin e mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë”, ka theksuar ministri Tahiri.

Ndër ndryshime tjera, ministri Tahiri ka përmendur heqjen e dëgjimit të dytë, alternativën e zgjatjes së afatit të hetimeve, ndryshimet që lidhen me procedurat e konfiskimit të pasurisë së paluajtshme të fituar në mënyrë të paligjshme e deri tek shtimi i gjykimit në mungesë, propozim që ka ardhur për shkak se në shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë,  të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës.

Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës.

“E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, askush s’do mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale, dhe askush s’do mund të sfidojë sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Jam i bindur se ky Kod, do ketë përkrahje të gjerë edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe që puna e mirë që është bërë në hartimin e tij, të përmbyllet me një miratimin e tij sa më parë, duke mundësuar kështu transformimin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës, si një sistem efikas, të drejtë, llogaridhënës dhe të përgjegjshëm”, ka përfunduar ministri Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori