Llapi ka regjistruar fitoren e radhës, teksa ka mposhtur Ferizajn 2-0 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Triumfin e ka përjetuar edhe trajneri, Tahir Batatina, i cili ka thënë se me këtë fitore i ka treguar trajnerit rival, Bylbyl Sokolit se lider lind, nuk bëhesh.


“Isha i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në këtë ndeshje. Fitorja e kishte vlerën e vet të madhe, duke e ditur se përballë kishim një skuadër që lufton për mbijetesë”.

Tahir Batatina

“Por, vlera e fitores ishte edhe për t’i treguar Bylbyl Sokolit se lider lind dhe nuk bëhesh. Këtë e dëshmova ku pas gjashtë ndeshjeve kundër tij, i kam fituar të gjitha”.

Ai ka goditur edhe disa donatorë që u larguan nga klubi kur Llapi kishte më së shumti nevojë.

“Kjo fitore shkon për ata donatorë që nuk i besuan projektit tim, por ranë në grackë dhe u larguan. E di se shumë prej tyre sot ndihen keq edhe nuk kanë fjalë për të thënë”.

56169706 10157060457667243 7261737864340176896 o

“Natyrisht, fitorja shkon për kryetarin, drejtorët në diasporë dhe aksionarin që po më përkrah. Dua të them se i gjithë qyteti u ngrit në këmbë për të na mbështetur dhe ne do të luftojmë deri në ndeshjen e fundit për të dalë në Evropë”, ka thënë Batatina për Gazeta Sheshi.

Llapi pas kësaj fitore ndodhet në pozitën e dytë, por Feronikeli dhe Prishtina kanë një ndeshje më pak. /Telegrafi/