A do ta shpëtojnë TikTok-un “nga zhdukja” zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA?
TikTok ngjan shumë me të rinjtë në platformën e tij – vështirë për t’u kontrolluar.
Në fillim të këtij viti, fati i aplikacionit me video të shkurtra në Shtetet e Bashkuara rrezikonte madje edhe ekzistencën, ndërsa disa shtete kërkonin të vendosnin kufizime në përdorimin e tij dhe një shtet, Montana, miratoi një ndalim të tillë.
E megjithatë, TikTok duket se do të hyjë në vitin 2024 në baza të qëndrueshme, vlerëson një shkrim i Al Jazeera, përcjell Telegrafi.
Në fund të fundit, cila parti politike do të donte të fillonte një vit zgjedhor duke ndaluar një platformë mbi të cilën kalojnë kohën 150 milionë amerikanë kryesisht të rinj?
Aplikacioni i mbijetoi një viti në të cilin CEO i tij iu nënshtrua një “gjykimi” pesë-orësh të Kongresit të SHBA në mars, aplikacioni u ndalua në pajisjet e qeverisë federale dhe ligjvënësit kërkuan një ndalim më të gjerë të aplikacionit, duke e quajtur atë “spyware” dhe “fentanyl dixhital”.
Por ndërsa pengesat në rrugën e saj që atëherë mund të mos jenë zhdukur tërësisht, ato duket se janë zvogëluar në përmasa të mëdha.
Një sondazh i PEW i publikuar në fillim të këtij muaji tregoi se më pak amerikanë mbështetën një ndalim federal të TikTok sesa në fillim të vitit.
Ndryshe, viti i ri pritet të jetë i paprecedentë, me zgjedhje në mbi 70 vende, përfshirë SHBA-në.
“Kjo është hera e parë që TikTok do të jetë në krye dhe në qendër si një aplikacion për lajmet dhe pikëpamjet politike në një vit zgjedhor…”, tha Katie Harbath, themeluese dhe CEO e firmës së politikave teknologjike Anchor Change.
“Platforma do të duhet të marrë vendime që kompanitë si Meta dhe Google duhej të bënin në të kaluarën. Kandidatët do të duan të arrijnë votuesit në platformë, siç po punon fushata e Joe Biden me ndikuesit e TikTok”, shtoi ajo.
Harbath ka qenë më parë drejtor i politikave publike për zgjedhjet globale në Facebook, tani Meta.
Harbath mendon se demokratët nuk do të jenë të vetmit të detyruar të përdorin TikTok për të arritur tek votuesit e rinj.
Republikanët, përfshirë Nikki Haley, të cilët kanë bërë thirrje për ndalimin e TikTok, do të duhet të bëjnë një “kërkimfalje” dhe të përdorin aplikacionin për fushatat e tyre, tha ajo.
Ndërsa TikTok mund të mos largohet së shpejti, do t’i duhet të përballet me rregullatorët, diçka që Harbath beson se kompania është e aftë ta bëjë, duke pasur parasysh se ka punësuar veteranë nga platforma të tjera teknologjike dhe ka punuar për të fituar publikun më të gjerë.
Ndërsa bisedat rreth TikTok që u detyrua të largohej nga kompania e saj mëmë kineze, ByteDance, duket se kanë rënë në nivel për momentin, propozimi nuk ka vdekur, vlerëson ajo.
Kështu, sipas saj, pavarësisht se cila parti fiton zgjedhjet vitin e ardhshëm, ByteDance do të shtyhet t’i shesë operacionet e TikTok në SHBA një kompanie amerikane.
“Një shitje do të varet nga fakti nëse investitorët shohin një sfidë të vërtetë që TikTok të vazhdojë të lidhet me ByteDance. Kjo mund të varet nga çështje më të gjera gjeopolitike, si veprimet e Kinës në Tajvan”.
Polemika mbi TikTok buron nga frika se aplikacioni mund të spiunojë qytetarët amerikanë në Kinë.
Drejtori i FBI-së, Chris Wray e quajti aplikacionin një rrezik për sigurinë kombëtare, duke shtuar se kompanitë kineze ishin të detyruara të bënin gjithçka që qeveria kineze donte prej tyre “për sa i përket shkëmbimit të informacionit ose shërbimit si një mjet i qeverisë kineze”.
Ai kishte frikë se Kina mund ta shfrytëzonte aplikacionin për të ndikuar tek përdoruesit, përcjell Telegrafi.
Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew, në dëshminë e tij para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë në Dhomën e Përfaqësuesve në mars, tha: “TikTok kurrë nuk ka ndarë ose nuk ka marrë një kërkesë për të ndarë të dhënat e përdoruesve të SHBA me qeverinë kineze. As TikTok nuk do ta respektonte një kërkesë të tillë nëse do të bëhej ndonjëherë”.
Ai ka thënë vazhdimisht se ByteDance nuk ishte në pronësi të qeverisë kineze dhe se 60 për qind e kompanisë ishte në pronësi të investitorëve institucionalë globalë.
Kujt t’i besosh
Në zemër të debatit të TikTok qëndron pyetja se kujt duhet besuar.
Harsh Taneja, profesor i asociuar i Mediave të reja dhe në zhvillim, Universiteti i Illinois Urbana-Champaign, i cili ka hulumtuar matjet e audiencës në të gjithë botën, vuri në dukje vështirësitë e natyrshme me qasjen e të dhënave rreth platformave sot, një çështje që nuk kufizohet vetëm në TikTok.
Problemi, tha Taneja, është se të dhënat për kompanitë e teknologjisë sigurohen nga vetë kompania, ndryshe nga një epokë e mëparshme ku organizata si Nielsen mblidhnin të dhëna për shikueshmërinë dhe përmbajtjen televizive.
“Ne kishim më shumë dukshmëri në të dhënat e shikueshmërisë, ndërsa sot përdorimi i të dhënave në platformat e teknologjisë është i errët”.
Ndërsa politikanët amerikanë kanë akuzuar TikTok për varësinë e fëmijëve dhe “ndotjen e mendjeve” të të rinjve, Taneja tha se disa nga paniku rreth TikTok është i ngjashëm me panikun rreth televizionit në vitet 1970, kur efektet negative të televizionit te fëmijët ishin një temë e nxehtë dhe teoritë e komunikimit të fokusuara sesi televizioni do të kultivonte pikëpamje të dhunshme për botën dhe do të nxiste krimet.
Ndërkohë, vlerësohet se TikTok është tani një pjesë e rëndësishme e strukturës kulturore të një segmenti të vendit dhe një vend ku njerëzit kanalizojnë talentet e tyre krijuese.
Andaj, ndalimi i tij do të kishte pasoja negative në ekonominë krijuese, tha ai.
“Ku shkojmë për të mësuar gjëra”
Chantal Winston, një grua e re me ngjyrë që poston video të saj duke bërë qirinj është një nga pesë milionë bizneset në platformë, shumë prej të cilave janë biznese të vogla.
“Kur nisa biznesin tim të qirinjve jo toksik, BLKessence, në vitin 2020, as që mendova të krijoja një llogari në TikTok. Sapo fillova të krijoj video të TikTok-it për krijimin e qirinjve në vitin 2021, doja që ta kisha bërë shumë më shpejt”, tha ajo për Al Jazeera.
Ndërsa për romancieren Amy Zhang, TikTok është argëtues “sepse është joserioz”.
Por jo të gjithë të rinjtë në platformë e përdorin atë për të postuar video.
Yashvi Tibrewal, një profesioniste marketingu 25-vjeçare me bazë në Zonën e Gjirit të San Franciskos, e përdor aplikacionin si një motor kërkimi.
Shumica e miqve të saj e bëjnë këtë gjithashtu.
“Është vendi ku ne shkojmë për të mësuar gjëra”, ka treguar ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps
"Epoka e Al ka filluar", deklaron shefi i Nvidia
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A