Rrezart Dema është një nxënës i shkëlqyer, i cili për shkak të kushteve të rënda financiare, nuk mund të realizojë ëndrrën e tij për të mbaruar studimet në SHBA. Ai është nga Gjakova, ndërsa të dy prindërit e tij janë të papunë. Me shpresën se pas diplomimit mund ta zgjidh problemin e varfërisë së familjes së tij, ai kërkon ndihmën e njerëzve të vullnetit të mirë. Telegrafi ju sjell të plotë apelin e tij për ndihmë. Ndërkaq, detajet se si mund ta ndihmoni mund t’i gjeni: KËTU.
“Përshëndetje të gjithëve
Shpresoj se të gjithë ju po ia kaloni një kohë të mirë.
Po e shkruaj këtë letër, sepse sinqerisht kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam Rrezart Dema. Jam 21 vjeç dhe studioj në Utica College, në New York. Jam nga Gjakova, nga Kosova, një vend i vogël në Evropë. Arsyeja po ua shkrua këtë letër është t’ju kërkojë me mirësi ca ndihmë për shpenzimet e mia në kolegj.
Gjendja ekonomike e familjes sime është e keqe, dhe unë me të vërtetë kam nevojë për ndihmë. Qëllimi im mbetet ta përfundoj vitin e fundit në kolegj e pastaj të vazhdoj shkollën e diplomimit në SHBA (vetëm nëse më japin bursë të plotë). Të jem i suksesshëm në shkollë me shpresën se në të ardhmen do të punojë si profesor kolegji, mbetet shpresa ime e vetme për të ndryshuar situatën e varfërisë në familjen time.
Janë pesë anëtarë në familjen time. Prindërit e mi, motra ime 16-vjeçare dhe vëllai im 10-vjeçar. Të dy prindërit e mi janë të papunë, që nga viti 2012. Vendlindja ime, Gjakova, është një nga qytetet më të varfra, po ashtu për shkak të luftës së vitit 1999 në Kosovë. Kam lindur me një çrregullim kurrizore të quajtur Spina Bifida, dhe gjithmonë më kanë dhënë kujdes të veçantë. Edhe pse me kohën jam përmirësuar në masë të madhe, unë ende kam disa probleme në të ecur dhe nuk e kam fuqinë normale fizike të një djali të ri.
Ana e ndritshme është se përkundër problemeve të mia fizike (i jam mirënjohës secilit), jam zgjedhur një nga nxënësit më të mirë të shkollës sime fillore. Pastaj, e kam bërë të njëjtën gjë gjatë shkollës së mesme. Gjatë dy viteve të para të shkollës në Kosovë, pos mesatares së notave me 4.0 (10.00), u zgjodha edhe Koordinator i Nxënësve. Në Utica College, pavarësisht se arrita me dy javë vonesë për shkak të problemeve financiare, e kam ruajtur mesataren me 3.85 në semestrin e parë, ndërsa në semestrin e dytë ia dola ta arrijë në 3.95. Pastaj, u bëra pjesë e senatit të studentëve dhe e disa organizata të tjera.
Në tetor 2015, kolegji më zgjodhi të jem anëtarë i Pi Sigma Alpha, Shoqatës së Nderit të Shkencave Nacional-Politike. Në semestrin e tretë, këtu në Utica College, mora 19 kredite dhe përfundova me notë mesatare 3.74. Kjo u bë për shkak të nevojës sime për të shpejtuar diplomimin, sërish për shkak të problemeve të mia financiare. Unë gjithashtu së shpejti do të përfaqësoj kolegjin tim në Konferencën ‘Model UN’ në Universitetin e Harvardit. Aktualisht (pasi jam në semestrin e tretë), kam punuar me qendrën e fitnesit në kolegj ku kam fituar 300 dollarë në muaj, me çka ia dola të mbuloj shpenzimet më elementare.
Studimi në SHBA ka qenë ëndërr për mua dhe i jam mirënjohës secilit për këtë. Çdo ndihmë që mund ta ofroni do të jetë mëse e mirëpritur. Mbi të gjitha, gjithçka e shkruar këtu është e vërtetë.
Ju falënderoj paraprakisht.
Nëse ka diçka që doni ta dini apo sqaroni, më kontaktoni në këta numra:
Email adresa: radema@utica.edu
Numri i telefonit: +37744459612
Facebook: https://www.facebook.com/rrezart.dema
Po ashtu mund ta kontaktoni babën tim këtu:
Email adresa: arsimdema74@hotmail.com
Numri i telefonit: +37744187669
Unë dhe familja ime do të donim të dëgjohemi.
Ua uroj çdo të mirë.
I juaji,
Rrezarti”, ka shkruar Dema. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë