Është zhvilluar derbi i Kalabrisë në Serie B mes Regginas dhe Crotones.

Derbi i ka takuar skuadrës vendase të Reggines me rezultat minimal 1-0, me një gol të jashtëzakonshëm që është realizuar në minutën e 21-të.


Ka qenë sulmuesi i vendasve, Adriano Montalto që ka realizuar një gol të pabesueshëm nga gjysma e fushës për ta vulosur fitoren e Regginës në këtë derbi.

Montalto pa që portieri mysafir kishte dalë nga porta e tij dhe me një goditje precize shënoi gol të jashtëzakonshëm nga 54 metra distancë.

serie b montalto calciotoday lapresse 130222 1

Ky gol ka vendosur derbin me Regginan që ka marrë tri pikët dhe është ngjitur në 14-të me 26 pikë të grumbulluara.

Tek skuadra vendase në formacionin bazë ishte edhe mesfushori shqiptar Përparim Hetamaj.

Ndërkohë goli i realizuar nga Montalto është bërë viral në rrjet dhe sigurisht që do të jetë i nominuar për më të mirin e vitit 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app