Safet Syla është koloneli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili për dy ditë rresht është marr në pyetje nga prokurorët e Gjykatës Speciale.
Ai në një rrëfim për KosovaPress tregon se intervistimi i tij ka zgjatur gjithsej 18 orë dhe është pyetur për të gjithë veprimtarinë e tij sa ishte në radhët e UÇK-së.
Ai thotë se është marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit dhe se nuk ka pasur ftesë por vetëm është kontaktuar nëpërmjet telefonit.
“Ftesë nuk kam pasur në formë të shkruar, ashtu siç duhet të ishte. Kam pasur telefonatë, përmes telefonit më kanë paralajmëruar dhe më kanë treguar që në ora nëntë ne do të vijmë tek zyra të marrim. Kështu edhe kanë ndodhur kanë ardhur më kanë marr tek zyrat këtu dy ditë radhazi. Dy ditë prej orës nëntë deri në ora 18:00 jam intervistuar në ‘cilësinë e dëshmitarit në fazën fillestare të hetimeve’ ashtu më kanë thënë…Më kanë thirr dy -tri ditë më herët dhe përditë më kanë marr në kontakt se a jam i gatshëm, a jam aty, apo nuk jam, a jam në Kosovë…Kanë ardhur hetuesit e Gjykatës Speciale normal me makina të EULEX-it”, tregon Syla.
Syla ka shtuar se para fillimit të intervistimit është paralajmëruar se cilësia e një dëshmitari varësisht nga vendimi që merr Gjykata ndaj tij edhe mund të ngritet aktakuzë.
Duke thënë se është pyetur vetëm për periudhën e luftës, Syla nuk e përjashton mundësinë që mund të intervistohen të gjithë komandantët, por edhe ushtarë të UÇK-së.
“Konkretisht i gjithë procesi i marrjes në pyetje apo të intervistimit ka ndodhur për mua, të gjitha shërbimet, për të gjitha detyrat, për të gjithë aktivitetin dhe angazhimin tim prej ditës së parë në UÇK deri me transformimin e UÇK-së- në TMK, gjithçka prej fillimit deri më 20 shtator 1999. Normal që gjatë lëvizjes gjatë angazhimeve tona, gjatë shërbimit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kemi pasur takime me kolegët, me bashkëluftëtarë dhe janë lakuar edhe disa emra që nuk mund të mohohen që nuk kam qenë me ta…Të gjithë ata që kanë qenë me mua këtu nuk ka ndonjë dallim prej ushtarit më të thjeshtë deri tek komandanti më i lartë të gjithë mund të merren në intervistë dhe të gjithë mund të jenë pjesë e këtij procesi hetimor, kështu që ka pasur emra edhe prej ushtarëve, ka pasur emra edhe prej komandantëve”, u shpreh ai.
Ish pjesëtari i UÇK-së thotë se edhe në vitin 2011 është intervistuar nga prokurori Salustro, lidhur me rastin “Kleçka” ku ishte akuzuar Fatmir Limaj.
Safet Syla bën apel që të gjithë ata që ftohen duhet të paraqiten dhe të mbrojnë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Ne nuk mund të dorëzohemi para tyre mendoj që duhet të ballafaqohemi, ta mbrojmë dhe ta paraqesim dhe ta mbrojmë luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , le ta gjen çfarëdo gjykate që Ushtria Çlirimtare së paku një fëmijë serb e ka vrarë një unë jam i gatshëm jetën me e dhënë“, thotë Syla.
Ai beson në luftën e pastër çlirimtare dhe thotë se nuk e ka parë të arsyeshme të frikësohet dhe të mos ballafaqohet me prokurorët e Speciales.
“Të gjitha luftërat që i kemi bërë ne kanë qenë luftëra çlirimtare, lufta për mbrojtjen e popullatës tonë, për mbrojtjen e shtëpive tona dhe trojeve tona dhe sot formohet kjo Gjykatë e cila merret po supozojmë me krimet e mundshme të bëra nga vetëm një palë, nga kush, nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Unë besoj shumë në drejtësinë tonë, besoj shumë në luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk e kam parë të arsyeshme të frikësohem të ballafaqohem me ta, atëherë e kemi pasur shumë më rëndë në vitin 98-99, tash e kemi shumë më lehtë“, tha Syla.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Prokurorisë që funksionojnë në kuadër të Gjykatës Speciale për krimet e luftës që pretendohet se janë kryer nga pjesëtarët e UÇK-së deri më tani u janë dërguar ftesa edhe pesë pjesëtarëve të UÇK-së.
Ftesa u janë dërguar ish komandantit të Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa, ish komandanti i Zonës së Drenicës Sami Lushtaku, Nazif Mehmeti po ashtu nga Zona e Llapit dhe Ramiz Shala i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, i cili ka refuzuar t’i përgjigjet kësaj ftese.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit