LAJMI I FUNDIT:

Syla: Nuk mund të kushtëzohen mjekët të qëndrojnë në sektorin publik me 800 euro pagë kur privati i paguan minimumi 1,500 euro

Syla: Nuk mund të kushtëzohen mjekët të qëndrojnë në sektorin publik me 800 euro pagë kur privati i paguan minimumi 1,500 euro

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë ka folur për propozimet që mjekët të përcaktohen nëse duan të punojnë në sektorin publik apo atë privat.

Syla në “Debat Plus” ka thënë se është e vështirë të kushtëzosh mjekët që të punojnë në sektorin publik me pagë 800 euro kur sipas tij në sektorin privat pagat shkojnë nga 1,500 euro e sipër.

“Për një vit nga sistemi publik në sistemin privat janë larguar 140 specialistë. Të jeni të vetëdijshëm 140 specialistë është shumë vështirë të prodhohen për një kohë të shkurtër”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Kryesindikalisti i shëndetësisë thotë se pagat në sektorin privat sa i përket shëndetësisë janë shumë më të larta në krahasim me sektorin publik.

“Paga më e vogël në sektorin privat është 1500 euro. Nuk po flas këtu për kirurg që paguhen me shumë marramendëse”.

Syla thotë se duhet të ruhet sektori publik në Kosovë pasi sipas tij njerëzit nuk kanë para për t’u shëruar në sektorin privat.

“Askush nuk mund të obligohet të qëndrojë në sektorin publik me 600 euro pagë”, deklaroi tutje Syla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori