LAJMI I FUNDIT:

Sveçla vizitoi Qendrën e Studentëve, kërkon që të respektohen vendimet e qeverisë

Sveçla vizitoi Qendrën e Studentëve, kërkon që të respektohen vendimet e qeverisë

Ushtrues i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Enver Dugolli dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, vizituan sot Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet e BE-së.

Aty u pritën nga zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku.

Gjatë vizitës Sveçla zhvilloi biseda të ndara me personelin shëndetësor, zyrtarët policor që po e menaxhojnë këtë qendër dhe me disa qytetarë që po qëndrojnë në karantinë.


Sipas njoftimit, të MPBAP-së, gjatë bisedës me ata Sveçla, u bëri me dije për masat që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve që t`i mirëkuptojnë dhe respektojnë këto vendime duke qëndruar në karantinë.

“Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm që qëndrimi në karantinë në raste të tilla nuk janë të dëshirueshme, por janë të domosdoshme, për ruajtjen e jetës dhe shëndetit tuaj dhe familjeve tuaja, për mos përhapjen e virusit në shoqëri”, theksoi Sveçla.

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori