LAJMI I FUNDIT:

Sveçla takoi zëvendësdrejtorin e policisë së Italisë, flasin për sigurinë në të dyja vendet

Sveçla takoi zëvendësdrejtorin e policisë së Italisë, flasin për sigurinë në të dyja vendet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim zëvendësdrejtorin e policisë së Italisë, Vittorio Rizzi dhe delegacionin e tij.

Në këtë takim ministri Sveçla e njoftoi drejtorin Rizzi për përkushtimin dhe angazhimet e ministrisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe kontrabandës, reformën në Ministri dhe në agjencitë e saj ekzekutive.

Gjithashtu gjatë këtij takimi ministri Sveçla e falënderoi drejtorin Rizzi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës, në veçanti bashkëpunimin mes dy policive tona.


Në anën tjetër Rizzi theksoi se shteti i tij është i interesuar që të avancojë tutje bashkëpunimin mes Policisë së Italisë dhe Policisë së Kosovës dhe të koordinojë veprime të përbashkëta, me theks të veçantë te ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë mes dy vendeve.

Të dy palët u dakorduan të intensifikojnë bashkëpunimin, veçanërisht për ofrimin e sigurisë në rajon dhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori