LAJMI I FUNDIT:

Sveçla: Sot në mbrëmje pritet të nisen për në Kosovë trupat e personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

Sveçla: Sot në mbrëmje pritet të nisen për në Kosovë trupat e personave të vdekur në aksidentin në Kroaci
Foto: Arkiv

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot në mbrëmje pritet të nisen për në Kosovë trupat e personave që nuk arritën t’i mbijetojnë aksidentit në Kroaci.

Sveçla në një deklaratë për Telegrafin tha se lidhur me këtë po punojnë me autoritetet kroate.

“Jemi duke punuar me autoritetet kroate që sot në mbrëmje të nisen trupat e bashkatdhetarëve por ende nuk kemi kohë të konfirmuar”, tha ai.


Sot në mbrëmje pritet të arritjen edhe 26 bashkatdhetarë, të cilët kanë shpëtuar nga aksidenti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se 26 bashkatdhetarët të cilët po trajtoheshin në spitalin e Sllavonski Brod, tashmë janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore.

Vitia përmes një postimi në Facebook ka thënë se po përgatitet edhe kthimi i tyre sonte për në Kosovë.

Ndryshe, të dielën një autobus i kompanisë “Deva Tours” u aksidentua në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku si pasojë dhjetë persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Autobusi ishte duke qarkulluar në linjën Frankfurt-Prishtinë.

Ndërkohë, shoferit të autobusit të kompanisë “Deva Tours” nga Gjakova, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin në Sllavonski Brod të dielën, i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata e Qarkut në këtë qytet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori