Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë si pasojë e gjendjes së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, kanë dalë në një konferencë për medie.
Gjatë kësaj konference ministri Sveçla tha se nuk mund dhe nuk do të lejojnë që gjashtë barrikadat e vendosura nga bandat kriminale ta pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Nga pasditja e djeshme janë ngritur gjashtë barrikada në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, me ç’rast për arsye të sigurisë kemi mbyllur pikat kufiatare në Jarinje dhe Bërnjak. Ka pasur shkëmbim zjarri mes zyrtarëve policorë me disa grupe kriminale, pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe afër digës së Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vendosur nën kontrol. Meqenëse barrikadat e vendosura mbrëmë po bllokojnë rrugën iu bëjë thirrje për largim të menjëhershëm. Unë iu them se ne nuk do të lejojmë që bandat kriminale të organizojnë dhe të pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë”, tha ai.
Ministri i Brendshëm theksoi se policia ka kapacitetet e duhura që të veprojnë në këtë drejtim.
“Ata veprojnë sipas planeve të tyre operacionale, dhe në momentin që ata e vlerësojnë të duhur nëse barrikadat nuk hiqen do të ndërmarrin veprimet e duhura. Gjithë kjo po ndodh edhe në koordinim me partnerët tanë KFOR-in, EULEX-in dhe shtetet e QUINT-it”, tha Sveçla.
Tutje Sveçla shtoi se pas plagosjes së zyrtarit policorë nga sulmet në veri, Vuqiqi iu rikhtye detyrës së tij të viteve ’99 duke propaganduar.
“Pas hetimeve intensive të policisë dhe në koordinim me institucionet e sigurisë, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë disa kriminelë që me veprat e tyre kanë cenuar sigurinë në vendin tonë. Dje është arrestuar ish pjesëtari i MUP-it, Pantiq. Polica ka rritur të identifikojë atë si sulmues ndaj zyrave të KQZ-së dhe zyrtarëve të policisë. Si pasojë e këtji arrestimi u përballem me barrikada në komunat veriore. Mbrëmë Vuqiqi u rikthye në detyrën e tj të viteve të ’90-ta duke kontrabanduar. Me 6 dhjetor kanë ndodhë sulmet në Zubin Potok kurse me 8 dhjetor u plagos zyrtari policor”, tha Sveçla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa