LAJMI I FUNDIT:

Suspendohet një polic, dyshohet se gjuajti me armë në Jezerc të Ferizajt

Suspendohet një polic, dyshohet se gjuajti me armë në Jezerc të Ferizajt

Një zyrtar policor është suspenduar nga Inspektorati i Policisë, pasi që i njëjti dyshohet se ka gjuajtur me armë në fshatin Jezerc të Ferizajt.

Suspendimin e tij e ka konfirmuar për Telegrafin, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj.

“Po një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajte me armë, i njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt sipas autorizimit të Prokurorisë”, ka thënë Hodaj.


Lidhur me rastin në fjalë, policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:15.

​Mbi 900 ankesa për policët e Kosovës dhe mbi 118 të suspenduar
Lexo po ashtu ​Mbi 900 ankesa për policët e Kosovës dhe mbi 118 të suspenduar

Sipas raportit, ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se dy meshkuj të panjohur  kishin shtënë me armë zjarrit në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura.

“Lidhur me rastin janë shoqëruar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë.  Pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Kujtojmë se Inspektorati Policor i Kosovës, nga janari e deri më tani kanë pranuar mbi 900 ankesa, derisa ka rekomanduar suspendimin e mbi 100 policëve, ndërkaq mbi 90 të tjerë janë të arrestuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme

"Politika për barazi, jo paga për riprodhim", aksion simbolik me tym të kuq para Kuvendit të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori