LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Formulimin se do ndryshuar Kushtetuta nuk e ka bërë Lajçaku, por nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 dhe Kuvendi i Kosovës

Surroi: Formulimin se do ndryshuar Kushtetuta nuk e ka bërë Lajçaku, por nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 dhe Kuvendi i Kosovës

Shkrimtari dhe publicisti, Veton Surroi ka reaguar ndaj deklaratave të Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke kërkuar që të mos fajësohet ai për deklaratat e ndërrimit të Kushtetutës, pasi sipas Surroit Lajçak po konstaton gjendjen faktike të trashëguar nga marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave të Kosovës dhe kryeministrit e presidentit të Serbisë në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Surroi ka thënë se “Gjendja mund dhe duhet të tejkalohet, por kërkon maturi, diplomaci dhe unitet”.

Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin
Lexo po ashtu Lajçak: Kushtetuta nuk është Bibël - Kosova duhet ta ndryshojë atë për Asociacionin

“Formulimin se do ndryshuar Kushtetuta nuk e ka bërë Lajçaku. E kanë bërë nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 dhe Kuvendi i Kosovës, me dy të tretat e votave të veta. Ky është tashmë problem evident (dhe i radhës) për Kosovën , dhe nuk zgjidhet duke hedhur dru mbi Lajçakun apo ndërmjetësit e mëhershëm. Nuk zgjidhet as duke hedhur dru mbi njëri tjetrin në Kosovë”, shkruan Surroi.


Postimi i plotë:

MOS E FAJËSONI LAJÇAKUN

Nuk i bën mirë vendit që brengosja kolektive me negociatat me Serbinë të transformohet në energji negative drejtuar lehtësuesit evropian M.Lajçak. Ai po konstaton gjendjen faktike të trashëguar nga marrëveshjet e nënshkruara mes kryeministrave të Kosovës dhe kryeministrit e presidentit të Serbisë në Bruksel. Gjendja faktike është kjo:

  1. Kryeministri i Kosovës (Thaçi) ka nënshkruar në prill të vitit 2013 marrëveshjen për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe. Dokumenti i nënshkruar parasheh një rrafsh të tretë të pushtetit.
  2. Kryeministri i Kosovës dhe ekipi i tij negociator poashtu kanë nënshkruar planin për zbatimin e marrëveshjes. Elementi i parë i zbatimit është “adaptimi i kornizave juridike” në mënyrë që obligimet e marra të zbatohen. Kjo do të thotë se Kosova ka pranuar se duhet ta ndryshojë kornizën e vet juridike në mënyrë që të futet Bashkësia e komunave serbe në të.
  3. Kuvendi i Kosovës me votën e dy të tretave të deputetëve të tij e ka ratifikuar këtë marrëveshje; pra ka ratifikuar obligimin e marrë nga Thaçi për themelimin e Bashkësisë së komunave serbe si rrafsh i tretë i pushtetit , mes atij qendror dhe atij vendor.
  4. Kryeministri i Kosovës (Mustafa) , në bazë të obligimeve të pranuara nga kryeministri paraprak dhe nga Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar më 2015 një marrëveshje që është në vijimësi të asaj të vitit 2013, e që përshkruan parimet e ndërtimit të autonomisë territoriale të serbëve në Kosovë.

Formulimin se do ndryshuar Kushtetuta nuk e ka bërë Lajçaku. E kanë bërë nënshkruesi i Marrëveshjes së vitit 2013 dhe Kuvendi i Kosovës, me dy të tretat e votave të veta.

Ky është tashmë problem evident (dhe i radhës) për Kosovën , dhe nuk zgjidhet duke hedhur dru mbi Lajçakun apo ndërmjetësit e mëhershëm. Nuk zgjidhet as duke hedhur dru mbi njëri tjetrin në Kosovë.

Gjendja mund dhe duhet të tejkalohet, por kërkon maturi, diplomaci dhe unitet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Krahasimi i votimit jashtë vendit: Vetëvendosje në rënie, LDK me rritjen më të madhe

Lajme
SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Lajme
Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

Kronika e Zezë
​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

​Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Lajme
Kalo në kategori