LAJMI I FUNDIT:

Surroi: Dëmet që shkaktoi Thaçi janë të mëdha, kishte uzurpuar dialogun

Surroi: Dëmet që shkaktoi Thaçi janë të mëdha, kishte uzurpuar dialogun

Publicisti Veton Surroi ka konfirmuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë.

Por, ai ka kritikuar procesin e dialogut kur u udhëhoq nga Hashim Thaçi, duke thënë se marrëveshjet e nënshkruara nga ai janë problematike edhe për Qeverinë aktuale, njofton Klan Kosova.

“Proceset negociatore të deritanishme kanë qenë të uzurpuara nga (Hashim) Thaçi dhe të kontrolluara nga ai. Dëmet që i ka bërë Thaçi dhe ekipet e tij janë shumë të mëdha. Lëvizja Vetëvendosje me të drejtë ka rezistuar te çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe bashkë me partitë tjera opozitare. Po të kishte pasë një konsensus dhe një përpjekje për gjithëpërfshirje, Kosova nuk do të nënshkruante në vitin 2013 marrëveshjen për Asociacion. Do të kishte njerëz me përvojë që do ta shikonin ndryshe këtë punë. Dhe në vitin 2015 s’do të kishte marrëveshje të nënshkruar që u pa se ishte e dëmshme”, u shpreh ai.


Surroi në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se “uzurpimi” i procesit pa bashkëpunim me opozitën ka sjellë dëmet, prandaj rekomandon që Qeveria aktuale të dëgjojë opozitën.

“Këto e demonstrojnë dhe janë mësim edhe për pushtetin e tanishëm që në çfarëdo procesi negociator të hyjë duhet të ketë një komunikim të përhershëm me opozitën dhe të dëgjojë me vëmendje, qoftë edhe kur opozita s’jep propozim, por vetëm shan”, theksoi Surroi.

Në trend Lajme

Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

41 shkrime, 67 pjesëmarrës - përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Lajme
Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën- ka pasur luhatje

Drejtësi
Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Siguri
Kalo në kategori