LAJMI I FUNDIT:

Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, pas kërkesës së Vetëvendosjes

Supremja vendos për numërimin e votave të mërgatës, pas kërkesës së Vetëvendosjes

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e LVV-së për numërimin e 4 mijë e 639 votave të ardhura nga diaspora të pranuara në KQZ nga data 08.10.2019 deri më datë 11.10.2019.

Kështu ka bërë të ditur përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi.

“Gjykata Supreme miraton ankesën e Lëvizjes për numërimin e votave të mërgatës. Mijëra fletëvotime të bashkatdhetarëve të mbajtura të bllokuara do të numërohen”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook, transmeton Telegrafi.


Në vendimin që e ka postuar Rrustemi në Facebook thuhet se “Gjykata Supreme konsideron se vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) duhet të anulohet, duke e kthyer çështjen në rivendosje”.

“PZAP është i detyruar që në rishqyrtim të çështjes t’i mënjanojë të metat e lartpërmendura e pastaj të marrë një vendim të drejtë dhe të ligjshëm”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori