Për të humbur peshë dhe për ta sjellë trupin në formë, fillimisht duhet të ndryshoni dietën tuaj dhe më pas të përfshini aktivitetin fizik.
Megjithatë, ndonjëherë eliminimi i disa ushqimeve nga dieta ose zvogëlimi i marrjes së tyre mund të çojë në funksionim të dëmtuar të organizmit.
Kjo është arsyeja pse suplementet janë shumë të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë të hiqni më lehtë depozitat e yndyrës dhe të keni më shumë energji.
Katër suplemente të njohura për humbje peshe janë vitaminat B, D, hekuri dhe magnezi:
Vitaminat B
Funksioni kryesor i vitaminave B, veçanërisht vitaminës B12, është thithja e ushqimit në lëndë djegëse për trupin. Vitamina B ndikon në punën e trurit, nivelin e energjisë, si dhe në shëndetin dhe funksionimin e qelizave. Burimet ushqimore të vitaminave B përfshijnë fasulet, vezët, drithërat dhe bananet.
B12 nuk prodhohet natyrshëm, kështu që veganët do të duhet të marrin vitamina për të siguruar që nivelet e lëndëve ushqyese të mbeten të balancuara.
Vitamina B12 gjithashtu ndihmon trupin të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe të transportojë oksigjenin në muskuj, i cili luan një rol kyç në rritjen e forcës, ndërsa me forcë më të madhe arrijmë rezultate më të mira gjatë stërvitjes.
Vitamina D
E gjithë vitamina D që i nevojitet organizmit mund të merret nga dielli. Vitamina D ndihmon në mbajtjen e kockave të forta dhe nivelet e hormoneve të balancuara. Disa prova sugjerojnë gjithashtu se vitamina D ndihmon në reduktimin e yndyrës në trup.
Obeziteti konsiderohet një faktor rreziku për nivele të ulëta të vitaminës D. Meqenëse shumica e fëmijëve nuk kanë nivele të mjaftueshme të kësaj vitamine, rekomandohen suplemente dietike.
Burimet e vitaminës D përfshijnë peshkun, të verdhat e vezëve dhe drithërat e fortifikuara.
Hekuri
Hekuri krijon energji nga lëndët ushqyese dhe transporton oksigjenin në qelizat e trupit.
Sa më shumë oksigjen të kenë muskujt, aq më shumë yndyrë digjet. Nivelet e ulëta të hekurit ndikojnë drejtpërdrejt në stërvitje.
Burimet ushqimore përfshijnë mish pa dhjamë, guaska, fasule dhe spinaq. Marrja e shtuar e vitaminës C mund ta ndihmojë trupin të përthithë më lehtë ushqimet e pasura me hekur.
Magnezi
Magnezi është përgjegjës për një gamë të gjerë reagimesh në trup, veçanërisht për prodhimin e energjisë dhe fleksibilitetin e muskujve. Nivelet e ulëta të magnezit mund të çojnë në ngërçe të muskujve, dhimbje dhe tension.
Gjithashtu, magnezi ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut dhe rregullimin e niveleve të glukozës në gjak, të cilat janë thelbësore për humbjen e peshës.
Burimet ushqimore të pasura me magnez përfshijnë arrat, farat, bishtajoret dhe zarzavatet me gjethe. /Telegrafi/