Superliga e Kosovës rikthehet në aksion, në xhiron e 26-të vëmendja në derbin e Gjilanit

Pas ndeshjeve të Kombëtareve, Superliga rikthehet në aksion me ndeshjet e xhiros së 26-të.
Këtë xhiro do të luhen ndeshjet të enjten, premten dhe të shtunën, teksa ditën e diel nuk ka ndeshje shkaku i festës së Fitër Bajramit.
Xhiro e 26-të fillon ditën e enjte, ku në program është të luhet derbi i qytetit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit me fillim nga ora 14:00.
Të premten Prishtina luan ndaj Feronikelit '74 derisa po këtë ditë Suhareka përballet me Suharekën.
Ndërkohë ditën e shtunë Llapi në Podujevë e pret Ballkanin, derisa Ferizaj takohet me Dukagjinin. /Telegrafi/Orari: 27.03.2025 (e enjte)
14:00 - Drita - Gjilani
28.03.2025 (e premte)
14:00 - Prishtina - Feronikeli '74
14:00 - Suhareka - Malisheva
29.03.2025 (e shtunë)
14:00 - Llapi - Ballkani
14:00 - Ferizaj - Dukagjini



































