Superliga kineze ka marrë vendim që të vendos limit për pagat e futbollistëve, ku më e madhja do të jetë 57 mijë euro në javë.
Gjatë viteve të fundit klubet në Kinë kanë shpërndarë para të mëdha për disa nga emrat më të mëdhenj në futboll, futbollistë nga Evropa dhe Amerika e Jugut.
Duket se kapaku i pagave do t’i japë fund këtij shpenzimi, duke bërë që shumë yje të largohen dhe të kthehen në Evropë.
Ish-mesfushori i Chelseat, Oscar, i cili u largua nga klubi në vitin 2017, besohet se fitonte afër 470 mijë euro në javë dhe, kjo marrëveshje nuk do të prishet, por të reja të tilla nuk do të ketë.
.@ChineseSuper experiment is over.
Clubs introduced a £49k a week wage cap for foreign players.
They have also limited complete club spend to stop any bonus loop.
Oscar £400k
Hulk £320k
Pellè £290k
Fellaini £235k
Teixeira £210k
Carrasco £180kAll to leave at end of deals?
— Kristian Sturt (@FootieWriter) December 26, 2019
Kjo do të thotë se braziliani nëse vendos të vazhdojë kontratën, do të duhet ta ulë pagën ndjeshëm.
Duke folur për këtë vendin kryetari i Federatës së Futbollit në Kinë, Chen Xuyuan tha: “Klubet tona kanë djegur shumë para dhe futbolli ynë profesional nuk është drejtuar në një mënyrë të qëndrueshme”.
“Nëse ne nuk ndërmarrim veprime me kohë, kam frikë se do të shembet”.
Klubet mund të shpenzojnë deri në 140 milionë euro në vit, ku 60% në maksimum mund të shkojnë në shpenzime për paga.
Klubet kanë të drejt të nënshkruajnë me pesë lojtarë të huaj, ku katër kanë të drejtë të luajnë.
Oscar, Marouane Fellaini, Hulk, Yannick Carrasco dhe Marko Arnautovic, janë disa nga emrat që tani kanë dyshim për të ardhmen e tyre.
Gareth Bale dukej se mund të shkonte për një shumë të madhe parash, por kjo me gjasë nuk do të ndodh.
Tani pritet një eksod i lojtarëve nga Kina për në Evropë, aty ku kualiteti i kësaj loje mbetet në nivelin më të lartë. /Telegrafi/