Për të siguruar një top unik për zhvillimin e ndeshjeve kampionale, FFK-ja ua shpërndau nga 10 topa klubeve të IPKO Superligës dhe nga pesë topa klubeve të Ligës së Parë, të cilët ua dorëzuan presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu.

Në  fjalën e tij përshëndetëse, presidenti Agim Ademi, tha se ky është një projekt i fituar nga FIFA, i ideuar dhe realizuar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.


“Kjo nuk është ndonjë ndihmë e madhe por se ne jemi duke u përpjekur që të bëjmë një top unik në mënyrë që ndeshjet në IPKO Superligë të luhen me të njëjtin top, pra me FIFA Pro”.

3 13 1

“Besoj që shumë shpejt do të kalojë në një brend të pastër të FFK-së. Jemi duke u përpjekur që jo vetëm t’i mbështesim klubet por edhe ta ngrisim nivelin e ligës që është kërkesë edhe e UEFA-s”, ka theksuar ndër të tjera presidenti Ademi.

Ndërkaq sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu foli për rëndësinë e aspektit teknik që të kemi një top unik që shpreh edhe imazhin e Ligave tona.

2 13 1

Ndërkaq, duke i përshëndetur përfaqësuesit e Ligës së Parë, presidenti Ademi u tha atyre të mos mendojnë se Ligën e Parë është  lënë anash, por janë shumë të interesuar që ta forcojmë këtë ligë edhe për faktin  se konsiderojmë se është boshti kryesor i garave.

4 11 1

“Ne edhe Ligën e Dytë që po e konsiderojmë si popullore kemi nisur t’i mbështesim me rikuizita e do  të vazhdojmë të ndihmojmë edhe grup-moshat e reja dhe shkollat e futbollit”, tha presidenti Ademi.

4 11 1

5 9 1

6 9 1

011

telegrafi sport app