Superkupa e Italisë, mes Juventusit dhe Napolit do të zhvillohet në “Mapei Stadium” në 20 janar.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i Serie A, Luigi De Siervo.


Kishte raportime se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis donte që ndeshja të shtyhej deri në maj.

ronaldo napoli hermann

Juve dhe Napoli do të përballen në territorin neutral në “Stadiumin Mapei” në Reggio Emilia, i njohur si shtëpia e klubit të Serie A, Sassuolo. Ndeshja zhvillohet mes fituesve të Serie A dhe Kupës e Italisë.

Në vitet e fundit, kjo ndeshje është luajtur në përgjithësi jashtë Italisë, por me pandeminë COVID-19 që vazhdon dhe mungesën e tifozëve në stadiume është vendosur të zhvillohet në Itali. /Telegrafi/

telegrafi sport app