LAJMI I FUNDIT:

Superkompjuteri Exascale një ditë mund të ngrohë shtëpitë e britanikëve

Superkompjuteri Exascale një ditë mund të ngrohë shtëpitë e britanikëve

Studiuesit britanik po testojnë një sistem revolucionar duke ripërdorur nxehtësinë e kompjuterëve për të siguruar potencialisht ngrohje për miliona shtëpi të pozicionuara në ish-lokacionet e minierave.

Superkompjuteri Exascale i cili synon të ruajë nxehtësinë e tepërt, aktualisht gjendet nën strehimin e Universitetit të Edinburghut, dhe lëshon rreth 70 GWh nxehtësi, shifër kjo e cila pritet të rritet në 272 GWh.

Ky studim thuhet të zbulojë se si uji nga minierat e vjetra mund të përdoret për të ngrohur shtëpitë.


Nëse rezulton i suksesshëm, ky studim mund të sigurojë një plan global për shndërrimin e rrjeteve të braktisura të minierave, në sisteme nëntokësore të ruajtjes së nxehtësisë.

Nga kjo qasje pritet të përfitojnë deri në shtatë milionë familje, shtëpitë e të cilave janë të ndërtuara në ish-lokacionet e minierave të braktisura.

Projekti Edinburgh Geobattery udhëhiqet nga kompania gjeotermale TownRock Energy në bashkëpunim me partnerë nga Skocia, SHBA-ja, dhe Irlanda.

“Ky projekt hap potencialin për të zgjeruar nxehtësinë e ruajtur në ujin e minierës. Shumica e minierave të braktisura janë përmbytur me ujë, duke i bërë ato një burim ideal nxehtësie për pompa termike”, tha kreu i projektit, akademiku Christopher McDermott. /Telegrafi/