LAJMI I FUNDIT:

Sunny Hill Festival nominohet për dy çmime nga European Festival Awards

Sunny Hill Festival nominohet për dy çmime nga European Festival Awards

Sunny Hill Festival është nominuar nga European Festival Awards për dy kategori të rëndësishme të çmimeve ndërkombëtare për vitin 2022, atë të Best Medium -Sized Festival (për Sunny Hill Festival në Prishtinë) dhe Best New Festival (për Sunny Hill Tiranë).

Sunny Hill është në garë me disa nga festivalet më të mëdha evropiane të muzikës, për kategorinë e çmimeve në të cilat është nominuar, mirëpo gjasat për të dalë fitues në cilëndo kategori i ka shumë të mira, marrë parasysh publicitetin e madh ndërkombëtar (rreth 6,000 publikime në media), numrin e madh të pjesëmarrësve në festivalet e Prishtinës dhe Tiranës, si dhe emrat që ka arritë t’i sjellë në kryeqytetet tona gjatë këtij viti.

Performanca nga artistet si Dua Lipa, J Balvin, Stormzy, Skepta, Diplo, AJ Tracey, Afrojack, Hardwell, Action Bronson, DJ Regard, Mahmood, Fedez dhe shume artiste te tjere te huaj e vendore, len te habitur festivalet e tjera Europiane me nivelin e artisteve qe Sunny Hill Festival sjelle ne vendin tone vit pas viti.


Foto: Sunny Hill Festival

Tani, audienca mund ta bëjë dallimin përmes votimit të Sunny Hill Festival për kategoritë në të cilat është nominuar nga European Festival Awards.

Çdo votë për Sunny Hill ka rëndësi, prandaj festivali ka ftuar të gjithë për mbështetje në mënyrë që ta arrijë fitoren, në të dyja kategoritë.

European Festival Awards ka 16 kategoritë e çmimeve të cilat i vlerësojnë arritjet e organizatorëve në këtë fushë dhe nderojnë festivalet dhe individët që tejkalojnë kufijtë dhe pengesat në shumë aspekte shoqërore, përfshirë ndërgjegjësimin dhe progresin social, për të cilën Sunny Hill Festival këtë vit është përmendur më tepër se 500,000 herë në rrjetet e ndryshme sociale (Twitter, Instagram, FB), për fushatën vetëdijësuese për liberalizimin e vizave për Kosovën me titull #SETMEFREE.

Linku për votim është KËTU – të dy kategoritë janë në listën e njëjtë!

Hapat për votim janë të thjeshtë:

Klikoni në link. Votoni në pyetjet numër 2 dhe numër 5 (pyetjet tjera nuk janë të obligueshme të plotësohen). Shkruani emrin, shtetin & email adresën tuaj dhe klikoni ‘DONE’.

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Gjesti ia thotë në sy Eglit që nuk ka ndjenja për të: E kam në mendje ish-in, unë fle e rri me ty por nuk ndjej - jam i vërtetë

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Kalo në kategori