LAJMI I FUNDIT:

“Sunny Hill Festival 2022” mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht

“Sunny Hill Festival 2022” mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht
Foto: Instagram

Ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, “Sunny Hill”, rikthehet këtë vit pas dy vitesh pauzë.

Festivali, i cili ka bërë bujë të madhe në edicionet e mëparshme, edhe sivjet pritet të ketë një shumëllojshmëri aktivitetesh e artistë me renome botërore.

Së fundmi janë zbuluar edhe datat se kur saktësisht do të nisë festivali, i cili kësaj radhe do të zgjasë katër ditë.


Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, faqja zyrtare e “Sunny Hill” njofton se festivali do të jetë më 4, 5, 6 dhe 7 gusht.

“Sunny Hill Festival 2022”: Çfarë pritet të ketë sivjet në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë?
Lexo po ashtu “Sunny Hill Festival 2022”: Çfarë pritet të ketë sivjet në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë?

Njëri nga organizatorët e “Sunny Hill”, Alban Kastrati, në një intervistë dhënë për Telegrafin tha se festivali edhe në këtë vit do të jetë në qendër të rajonit, e shumë vendeve në botë.

“Në pamundësi me i zbulu gjitha detajet, mund të themi se këtë verë Prishtina do ta merr sërish gjithë vëmendjen e rajonit, Evropës Juglindore e shume vendeve të ndryshme të botës, sepse do ta kemi një edicion të festivalit i cili do të përflitet e mbahet në mend gjatë, prej gjithë atyre që do ta kenë rastin ta përjetojnë”,ka thënë ai.

Ndërkaq, sa i përket lokacionit akoma nuk është vendosur se ku do të mbahet “Sunny Hill” pavarësisht aludimeve.

Në vijim pritet që të zbulohen edhe disa prej yjeve botëror që do marrin pjesë në festival. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

“E bëre që të dalë në nominim Rizarta”, Gerta debaton me Eglin, banorja: Ç’punë kam me të?

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Kalo në kategori