LAJMI I FUNDIT:

Sunak është kundër një armëpushimi të njëanshëm në Ukrainë: Kjo do të keqpërdorej nga Rusia

Sunak është kundër një armëpushimi të njëanshëm në Ukrainë: Kjo do të keqpërdorej nga Rusia
British Prime Minister Rishi Sunak speaks during a Joint Expeditionary Force (JEF) plenary session in Riga, Latvia December 19, 2022. REUTERS/Henry Nicholls/Pool

Çdo thirrje e njëanshme për një armëpushim nga Rusia do të ishte “plotësisht e pakuptimtë në kontekstin aktual”, tha të hënën kryeministri britanik Rishi Sunak.

Sunak po merr pjesë në samitin e liderëve të Forcave të Përbashkëta të Ekspeditës (JEF) në Riga, Letoni.

Ai ka pohuar se çdo thirrje për armëpushim nga ana e Rusisë do të ishte “e rreme”, raporton cnn.


“Ajo do të përdorej nga Rusia për të rigrupuar forcat e veta, për të përforcuar trupat e saj dhe derisa të tërhiqen nga territori i pushtuar, nuk mund dhe nuk duhet të ketë negociata të vërteta”, vazhdoi Sunak.

“Vendosmëria jonë kolektive është e qartë dhe ne kemi dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Dhe kjo është para së gjithash sepse siguria e tyre është siguria jonë”, shtoi kryeministri.

JEF përbëhet nga Danimarka, Estonia, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Më në fund dihet se çfarë po planifikon Izraeli në Siri - Netanyahu zbardh planin para ushtrisë

Azia
Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Shkencëtarë, inxhinierë e punonjës federalë japin dorëheqje nga DOGE - nuk duan të punojnë nën urdhrat e Muskut

Amerika
Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Skynews: Ukraina arrin marrëveshje rreth mineraleve me SHBA-në

Evropa
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Franca i ofron mburojë bërthamore Evropës - aeroplanët luftarakë mund të vendosen në Gjermani

Botë
Kalo në kategori