Superliga e Kosovës ka dy ditë që ka marrë “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë për rikthimin në fusha të blerta.

Kështu pas këtij vendimi, skuadrat kosovare kanë filluar të përgatiten sa më mirë për rifillimin e garës


Por gjata ditës klubi i Dritës ka lëshuar komunikatë ku tregon se një lojtar i tyre ka rezultat pozitiv me COVID-19.

75081239 952749241776241 1103782053628870656 n

Ky lojtari deri më tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndroje i izoluar në shtëpi.

Mësohet se futbollisti i infektuar i Dritës është Izair Emini, shqiptari nga Tetova dhe këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Ardian Nuhiu.

Emini iu nënshtrua testeve për COVID-19 në spitalin ‘Sistina’ në Shkup së bashku me disa lojtarë të tjerë të klubit.

auto 68339309 2586230091387694 4699296599577198592 n1589992142

Futbollisti në fjalë është bërë i pari në Superligën e Kosovës që infektohet me këtë virus. /Telegrafi/

telegrafi sport app