Sulmuesi i Fiorentinës prej 50 milionë eurosh synon Ligën Premier

Moise Kean mund të realizojë në muajin janar një tjetër transferim në Ligën Premier, një kampionat që krahas Serie A, mbetet ndër destinacionet e tij të preferuara.
Sipas gazetarit Sacha Tavolieri për edicionin zviceran të Sky Sports, Fulham ka shfaqur interes konkret për sulmuesin italian të Fiorentinës, i cili po e shqyrton seriozisht mundësinë e një rikthimi në Angli.

Sezoni aktual ka qenë deri tani zhgënjyes për 25-vjeçarin, vetëm tre gola të shënuar dhe Fiorentina në fundin e renditjes së Serie A, një realitet larg pritshmërive fillestare.
Kjo situatë ndryshon shumë nga sezoni i kaluar, ku Kean ishte ndër lojtarët kryesorë të Fiorentinës.

Ai shënoi 25 gola dhe dha tri asistime, paraqitje që bindën drejtuesit e klubit t’i ofronin një kontratë të re deri në vitin 2029, me një klauzolë lirimi prej 62 milionë eurosh.
Mbetet për t’u parë nëse Fulham do të jetë i gatshëm të ndërmarrë hapin e madh financiar për të aktivizuar këtë klauzolë dhe për ta rikthyer Kean në Ligën Premier gjatë afatit kalimtar të dimrit. /Telegrafi/











































