Sulmuan fizikisht dy policë në Gjilan për shkak të një tikete në trafik, arrestohen dy të dyshuarit

Foto: Arkiv
Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar ka ndodhur të premten në Gjilan, ku dy persona kanë sulmuar fizikisht dy policë për shkak të një tikete në trafik.
Rasti ka ndodhur në fshatin Zhegër të Gjilanit, të premten në ora 10:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë derisa ishin duke shqiptuar një kundërvajtje në trafik”, thuhet në raport.
Zyrtarët policorë dhe të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals











































