Katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Ferizaj rreth orës 10:30.


Të dyshuarit kanë përdorur mjete të forta për të sulmuar viktimën, i cili ka pësuar lëndime trupore të rënda.

Viktima është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkohë, të dyshuarit janë shpallur në kërkim, dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka marrë masat e nevojshme për hetimin e mëtejshëm. /Telegrafi/