LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen policët në detyrë në Gllogoc

Sulmohen policët në detyrë në Gllogoc

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrave zyrtare, ku gjatë futjes nën kontroll një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:55, në Gllogoc.

Sipas raportit të policisë, njëri nga të dyshuarit ka kërkuar tretman mjekësor dhe është dërguar në QKUK.


Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/