Janë sulmuar dy kisha ortodokse të cilat gjenden në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve, në rajonin e Ferizajt. Ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 njëri sulm dhe sulmi tjetër rreth orës 11:00.
Lajmin e konfirmoi për Telegrafin koloneli i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Basri Shabani.
Shabani tha se një person është arrestuar si i dyshuar, ndërkaq rasti është ende nën hetime.
Në lidhje më këtë ka reaguar edhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili ka dënuar këtë incident, duke e cilësuar si akt të shëmtuar.
“Ky incident i thyerjes së xhamave të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve është një akt i shëmtuar i personave të pandërgjegjshëm për të cilët Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kanë marr veprimet e nevojshme. Ne dënojmë këtë incident, duke e konsideruar një rast të izoluar dhe fare pa ndikim në klimën ndër fetare në komunën tonë. Veprimet e tilla janë kundër etikës religjioze të qytetarëve ferizajas, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë është simbol i qytetit të tolerancës fetare”, thuhet në reagim.
Aliu ka theksuar se ka kontakte të vazhdueshme me klerikët fetar të të gjitha besimeve, dhe se këto incidente nuk do të zbehin raportin, që ai e cilëson të jetë në nivelin e duhur.
Shpenzimet për riparim do t’i marrë përsipër Komuna e Ferizajt.
“Siguroj besimtarët ortodoks dhe udhëheqjen e Kishës Ortodokse në Ferizaj se Komuna e Ferizajt do të marr përsipër mbulimin e të gjitha shpenzimeve të riparimit të pronës së dëmtuar të kishës dhe se pres që organet e drejtësisë dhe sigurisë të marrin vendimet e duhura ndaj kryesve të këtij akti të shëmtuar dhe kundër frymës qytetare”, tha ndër të tjera Agimi Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës