Site icon Telegrafi

Sulmohen disa lagje të banuara të Kievit, shpërthime bombash edhe në Kharkiv

Ka raportime për zjarre në lagjet e banuara në Kiev dhe në Zhytomyr, një qytet në veriperëndim të Ukrainës.

Shtëpitë e banimit në Zhytomyr ishin në flakë dhe banorët po shpëtoheshin pas një sulmi në një bazë ushtarake, sipas një shërbimi të urgjencës shtetërore të Ukrainës.

Viktimat dhe lëndimet në Zhytomyr janë ende të paqarta, sipas shërbimit të urgjencës shtetërore, raporton theguardian.

“Pasojat e sulmit ajror rus – shtëpi të dëmtuara. Ekipet e shpëtimit po heqin mbeturinat dhe shuajnë zjarrin. Po zbardhen informacionet për dëmtime dhe viktima”, njoftoi Shërbimi Shtetëror për Emergjenca i Ukrainës.

Theksojmë se një autokolonë ushtarake e gjatë 65 kilometra është parë duke shkuar në drejtim të Kievit.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me sulme ndaj qyteteve ukrainase, ku ndër të tjerash kanë shkatërruar plotësisht konsullatën sllovene në Kharkiv. /Telegrafi/

 

Exit mobile version