Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka theksoi se masat që po përgatiten në Bashkimin Evropian ndaj Serbisë, për shkak të konfliktit të armatosur në Banjskë, nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve të Serbisë dhe se futja e tyre varet nga bashkëpunimi i pakushtëzuar i Serbisë në hetim. Ajo beson se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kontrollon shumë gjëra që ndodhin në vend dhe se është e vështirë të besohet se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte për blerjen e armëve apo organizimin e grupit që ishte në Banjskë.
Në një intervistë për gazetën serbe “Nova”, Von Cramon ka theksuar se çdo masë duhet të dëmtojë regjimin në pushtet në Serbi, duke theksuar se janë të arsyeshme kritikat se Bashkimi Evropian shpeshherë është treguar i butë ndaj Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë.
Sipas eurodeputetes ndaj Serbisë po përgatiten masa ndëshkuese, e pyetur se për çfarë masash bëhet fjalë, Von Cramon ka thënë se nuk mund të jap detaje pasi gjithçka ende është konfidenciale dhe po zhvillohen diskutime, transmeton Telegrafi.
“Megjithatë, atë që u thashë disa mediave më herët, mund ta konfirmoj tani – masat janë vërtetë në tavolinë dhe topi është në fushën e Serbisë. Këtu do të doja të jem e qartë – këto nuk janë sanksione të BE-së, sepse atëherë ato do të miratoheshin unanimisht nga të gjitha vendet anëtare në Këshill. Bëhet fjalë për ‘masa’ të miratuara dhe të zbatuara nga Komisioni Evropian, me propozim të Këshillit. Tani është absolutisht në duart e tyre dhe më lejoni të theksoj se Parlamenti Evropian nuk ka asnjë rol në këtë. Në thelb, nëse miratohen, ato do të ishin masa reciproke me atë që ka Kosova tani – nuk ka takime [të Serbisë] zyrtare me liderët e BE-së dhe anulimi i fondeve IPA. Aplikimi i tyre absolutisht varet nga bashkëpunimi i plotë dhe i pakushtëzuar i Serbisë në hetimin e sulmit në Banjskë. Ka shumë pyetje të hapura dhe i takon Vuçiqit të sigurojë një hetim të duhur dhe transparencë për atë që ka ndodhur. Kur Shërbimet e sigurisë së BE-së të nxjerrin konkluzionet e hetimit, atëherë ne do të reagojmë”, tha Von Cramon.
Eurodeputetja thotë se këto masa nuk janë ndaj qytetarëve të Serbisë.
“BE-ja, thënë më vrazhdë, ka dy pika kryesore për Serbinë – paratë dhe regjimin e udhëtimit falas për qytetarët. Rivendosja e vizave do të prekte më së shumti qytetarët e thjeshtë dhe kjo është arsyeja pse në përgjithësi jam kundër. Ne duhet të godasim aty ku do të dëmtojë regjimin në pushtet – dhe ky është reduktimi i parave nga fondet e BE-së. Megjithatë, komunikimi i BE-së ndaj Vuçiqit dhe Qeverisë së Serbisë në rastin më të mirë ishte i paqartë dhe nuk ka dyshim se tani dikush në Serbi mund të pyes – pse duhet të durojmë ndonjë masë nëse deri dje na keni thënë se ai është një djalë i mirë që bën gjëra të mëdha? Jam plotësisht e vetëdijshme se BE-ja duhet të ishte shumë më e rreptë ndaj Vuçiqit dhe regjimit të SNS në komunikim. Nuk është çudi që një qytetar i thjeshtë do të mendojë se BE-ja e mbështet Vuçiqin nëse vjen Presidenti i Komisionit ose komisioneri Oliver Varhelji dhe e lavdëron hapur. Megjithatë, unë shoh që gjërat ndryshojnë veçanërisht pas luftës së Rusisë kundër Ukrainës; Partia Popullore Evropiane nuk qëndron më as pas Vuçiqit dhe as SNS-së. Megjithatë, shumë vonë”, tha ajo.
Lidhur me sulmin terrorist serb në Banjskë dhe pretendimet se pushteti serb është përfshirë në konfliktin e armatosur, Von Cramon thotë se ende ka shumë pyetje pa përgjigje.
“Çfarë ka ndodhur konkretisht, si ka arritur në veri kjo sasi mjetesh të blinduara me armatim dhe pajisje ushtarake? Kush qëndron pas kësaj dhe cilat grupe kriminale fshihen ende atje? A është i mundur ky lloj veprimi pa qenë të vetëdijshëm apo edhe pa ndihmuar autoritetet serbe? A u drejtua atëherë nga Serbia, apo ishte vetëm Milan Radoiçiq, siç pretendonte ai? Nuk jemi ende të qartë. Unë do të thosha se Serbia nuk ka interes për një sulm të madh ushtarak apo ndonjë lloj lufte. Të paktën kështu kuptova nga reagimet e Beogradit. Por është e qartë se shumë gjëra kanë shkuar keq dhe stabiliteti është rrezikuar. Presidenti Vuçiq kontrollon shumë gjëra që ndodhin në Serbi dhe është vërtet e vështirë të besohet se ai nuk e dinte se çfarë po ndodhte rreth blerjes së armëve apo organizimin e një grupi agresiv. Tani është në duart e tij të sigurojë një hetim dhe transparencë të duhur për atë që ndodhi”, tha ajo, transmeton Telegrafi.
E pyetur nëse një vendim i tillë mund të rrisë euroskepticizmin në Serbi, Cramon tha se “absolutisht, jemi të vetëdijshëm që duhet bërë dallimi mes regjimit dhe popullit”.
“Ne e bëjmë këtë në vende të tjera, për shembull në Gjeorgji apo Bosnje, ku elitat në pushtet dhe popullsia kanë aspirata të ndryshme. Do të ishte veçanërisht e padrejtë ndaj qytetarëve të Serbisë nëse dikush do të vinte tek ata dhe do t’u thoshte – BE gaboi me Vuçiqin, kështu që tani do të paguani. Kjo është arsyeja pse udhëtimi pa viza do të mbetet. Dhe çfarë duhet të bëjmë më mirë ne si BE – t’i dërgojmë një mesazh të qartë qeverisë se gjërat janë keq, gjë që ishte një rast i rrallë, nëse ne përveç pak prej nesh”.
Në pyetjen nëse është Vuçiq partneri i vetëm dhe i besueshëm i BE-së nga Serbia dhe me kë nga Serbia do të duhet të flasë BE-ja, Cramon tha se “ai nuk ka qenë kurrë i vetmi, por besueshmëria e tij pas 24 shtatorit është shumë e diskutueshme. Ne bashkëpunojmë me një gamë të gjerë aktorësh në Serbi, duke përfshirë shoqërinë civile, liderët e opozitës dhe zyrtarë të ndryshëm”.
Ndërsa në pyetjen nëse Vuçiq të shmangë trajtimin e çështjes së Kosovës duke shpallur zgjedhje në Serbi, eurodeputetja tha se “nuk mund të them se çfarë mund të shmangë apo të vendosë si çështje zgjedhore”.
“Në përgjithësi, do të dëshiroja që bisedimet Serbi-Kosovë të përfundojnë dhe të gjithë ne të ecim përpara sepse kjo pengon ‘pengjet’ e të dyja shoqërive të merren me çështje ekzistenciale”, tha Von Cramon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A