Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka folur për pritshmëritë e Kosovës, në konferencën e Evropës që u zhvillua të enjten, më 2 nëntor 2023 në Berlin.
Gërvalla në një intervistë për Deutsche Welle, ka folur edhe për raportet Kosovë-Serbi pas zhvillimeve të fundit në veri, respektivisht sulmit terrorist nga një grup serbësh
Ministrja gjermane e Punëve te Jashtme, Annalena Baerbock, ftoi në Berlin, më 2 nëntor, përfaqësues të vendeve të ndryshme të BE-së dhe vendeve kandidate dhe aderuese për të biseduar për të ardhmen e BE-së. Cilat janë pritshmëritë e Kosovës?
Gërvalla Schwarz: Është mirë që Gjermania ka ftuar të bisedojmë për Bashkimin Evropian së bashku me shtetet të cilat e aspirojnë Bashkimin Evropian. Është po ashtu me rëndësi që të mos harrojmë prioritetet kryesore me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet në Evropë, në kohërat kur lufta është rikthyer në Evropë. Në kohërat kur lufta rrezikohet të shpërndahet edhe më tej në kontinentin tonë, nevojitet një gjuhë e qartë, një strategji e qartë e Bashkimit Evropian dhe në radhë të parë edhe e shteteve të mëdha dhe të fuqishme si Gjermania.
Çfarë duhet të bëjë Bashkimi Evropian për të zgjidhur ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë?
Gërvalla: Jemi në pritje të deklarohet për atë çka ka ndodhur në 24 shtator. Ende jemi në pritje dhe ende përgjigja që dëgjojmë është që ende nuk kemi përfunduar hetimet. Mendoj që do të duhet të ishin përfunduar kohë më parë, sepse dëshmitë janë shumë të qarta rreth asaj çfarë ka ndodhur më 24 shtator në Kosovë, akti i 24 shtatorit është kryer me metoda terroriste, por ka qenë një akt i hapur që ka tentuar të aneksojë, pra, të pushtojë territor të Kosovës dhe presim një gjuhë shumë të qartë nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian se përndryshe besimi për të negociuar me Serbinë është dobësuar shumë.
Ju edhe më parë keni bërë thirrje në adresë të BE-së, por ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin. Çfarë prisni të ndodhë konkretisht?
Gërvalla: Ne vetëm mund t’i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, nuk mund t’i imponojmë qëndrimet tona. Ne mund të sensibilizojmë dhe të jemi të qartë, qoftë në paraqitjen e dëshmive rreth aktit të agresionit që është kryer, po ashtu që të shfrytëzojmë të gjitha kanalet diplomatike dhe publike për të sensibilizuar shtetet. Kjo është ajo çka mund të bëjmë ne, tjetra ka të bëjë me Bashkimin Evropian, dhe unë nuk besoj që Bashkimi Evropian dëshiron dhe kjo konferencë është një mundësi e mirë. Nuk besoj që BE të mos humbasë më shumë nga kredibiliteti edhe ashtu shumë i shpenzuar në rajonin tonë.
A e ka pranuar Kosova zyrtarisht Asociacionin…
Gërvalla: Nuk e di për cilin asociacion e keni fjalën, ka një asociacion i vitit 2013. Është bërë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, të cilën Gjykata në vitin 2015 e ka shpallur si shkelje të më shumë se 22 neneve. Ne kemi një propozim të ri, një dokument të ri të Bashkimit Evropian, në vija të trasha ka një qasje krejt tjetër nga në të kaluarën. Por këto janë të gjitha gjërat që ne do t’i bisedojmë gjatë një procesi intensiv me Bashkimin Evropian dhe e gjitha kjo varet se a do të jetë ky propozim, ai i cili do të sjellë normalizimin përfundimtar me Serbinë, apo jo. Nëse çfarë do lloj dokumenti shërben vetëm për Kosovën dhe nuk shërben për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin tonë atëherë ne jemi shumë skeptik se sa i përshtatshëm është ai për t’u diskutuar.
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha që ju e keni pranuar propozimin për Asociacionin.
Gërvalla: Po të lexoni me kujdes deklaratën e kryeministrit pas takimit në Bruksel, atëherë do ta dini që kryeministri ka bërë një deklaratë të hapur dhe të sinqertë për nënshkrim të tri dokumenteve. Po atë ditë Serbia e ka refuzuar atë ofertë të kryeministrit tonë përmes Bashkimit Evropian, prandaj një gjë e tillë tani është shtyrë për në të ardhmen, dhe se si do të ndodhë në të ardhmen, dhe a do të ndodhë në të ardhmen, mbeten të gjitha pyetje të hapura. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?