Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime lidhur me rastin “Prekazi”, për krimet e forcave serbe mbi familjen Jashari më 5, 6, dhe 7 mars 1998.
Prokuroria Speciale ka njoftuar se rasti është në fazën e vlerësimit të informatave dhe provave të siguruara deri më tani.
Sipas Prokurorisë, deri me tani janë identifikuar dhjetëra persona të dyshuar, ndërsa ka njoftuar se numri në çdo kohe mund të ndryshojë.
“Për shkak të fazës në të cilën gjendet rasti nuk mund të paraqesim numrin e saktë ngase në çdo kohe mund të ndryshojë, por ju bëjmë me dije se deri me tani janë identifikuar me dhjetëra persona të dyshuar si nga përgjegjësia komanduese e po ashtu edhe pjesëtarë të uniformuar të formacioneve të ndryshme ushtarake dhe policore”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Speciale për KALLXO.com.
Tutje Prokuroria ka njoftuar se lidhur me rastin janë identifikuar dhe intervistuar dëshmitarë, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar persona të dyshuar.
Bekim Jashari rrëfen për rënien e familjes së tij dhe kush i përkrahu
“Lidhur me rastin konkret, janë ndërmarrë veprime të shumta hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës, me të cilin rast janë identifikuar dhe intervistuat dëshmitarë, janë siguruar prova materiale si dhe janë identifikuar persona të dyshuar të cilët kanë urdhëruar që të ndërmerren veprime të kundërligjshme që konsiderohen krime lufte por edhe të dyshuar të tjerë që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kryer veprime që konsiderohen krime lufte”, thuhet në përgjigje.
Prokuroria Speciale ka dhënë detaje edhe për dëshmitarët e intervistuar.
Në përgjigje thuhet se lidhur me rastin “Prekazi” deri më tani janë intervistuar dhjetëra dëshmitarë okularë, prej të cilëve janë siguruar informacione, sipas Prokurorisë, të rëndësishme për rastin.
“Për shkak të fazës në të cilën gjendet rasti nuk mund të paraqesim numrin e saktë ngase në çdo kohe mundë të ndryshojë e pastaj mund të krijohet përceptim i gabuar, mirëpo ajo çka mund të ju informojmë është fakti se janë identifikuar dhe intervistuar me dhjetëra dëshmitarë okularë nga të cilët janë siguruar informacione të rëndësishme për rastin”.
Prokurori i rastit është Valdet Gashi, ndërsa në përgjigje thuhet se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka vënë në dispozicion staf mbështetës të mjaftueshëm, i cili vepron sipas nevojave dhe rrjedhës së rastit.
“Njëjtë sikurse në Prokurori, edhe në Polici është një hetues bartës i rastit, të cilit varësisht nga nevoja i asistojnë edhe hetues tjerë brenda kapaciteteve të cilat i kanë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndërsa, sa i përket çështjes së finalizimit të këtij rasti, Prokuroria Speciale ka thënë se janë të vendosur dhe të përkushtuar maksimalisht qe të gjitha rastet, e me theks të veçantë këtë rast, ta hetojë dhe trajtojë në mënyrë shumë profesionale.
“Bazuar në rezultatin hetimor dhe dispozitat ligjore në fuqi, jemi duke bërë përpjekje qe ky rast të finalizohet sa me shpejt që është e mundur dhe brenda afateve të parapara ligjore”, thuhet në përgjigje.
Më 5 mars janë bërë 25 vjet nga sulmi i forcave serbe kundër familjes së komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve të tjerë.
Që nga viti 1991 deri më 1998, Prekazi dhe Drenica ishin të rrethuar nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe familjes së tij, për të shuar dhe shtypur rezistencën që familja Jashari me në krye Ademin e Hamzën po i bënin regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Më 30 dhjetor të vitit 1991 ishte kryer sulmi i parë ndaj familjes Jashari, ndërsa, sulmin e dytë forcat serbe e kanë kryer në muajin janar 1998. Më 22 janar forcat serbe e kanë sulmuar familjen Jashari, por edhe kësaj beteje, fëmijët dhe gratë e familjes Jashari i kanë rezistuar. Megjithatë, në këtë betejë që ka zgjatur afër 30 minuta, të plagosura kanë mbetur Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamzë Jasharit.
Sulmi i tretë, që ka ndodhur më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 u ka marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve ishin familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.
Këtij sulmi i ka mbijetuar vetëm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia ka dalë që mes datave 5 e 6 mars të largohej nga rrethimi dhe arrin t’i shpëtojë sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila ka parë dhe përjetuar tmerrin e atyre ditëve. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Këshilli i Prokurorëve Publikë: Me shpalljen e djeshme të Këshillit Gjyqësor nuk respektohen projeksionet për gjeneratën e 8-të të Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publik

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Rritje e lartë e përdorimit dhe prodhimit të drogës në Kosovë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët