Hakerët që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshëm, në një faqe të tyren në ueb.
Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinalë. Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet.
Por Top Channel ka mundur të sigurojë disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerët kanë publikuar. Mesazhi i parë kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet, “konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”.
Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri. Ky samit me pjesëmarrjen e gjithë grupeve që janë kundër regjimit në Iran, do të mbahej në Durrës. Por një ditë para samitit, u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste. Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit. Në fakt, në këtë mënyrë është përmbushur edhe kërkesa e hakerëve që sulmuan dokumentet e shtetit shqiptar.
Por hakerët nuk janë ndalur! Për të treguar seriozitetin e sulmit të tyre dhe faktin që kanë hyrë dhe kanë patur mundësinë të manipulojnë dokumentet e shtetit shqiptar, t’i kopjojnë, ndryshojnë apo fshijnë, ata kane postuar një video.
Përmendja e këtij fakti nga Top Channel disa ditë më parë solli reagimin e ashpër të kryeministrit. Por në faqen e hakerëve, të cilën e kanë bllokuar që të aksesohet nga Shqipëria, janë publikuar dokumente origjinale.
Një dokument i sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi, për një mision të veçantë në Turqi për dronët e famshëm bajraktar, është publikuar në faqe.
Po ashtu, një dokument i drejtueses se AKSH-it. Vijojnë më tej dokumentet nga institucione si IKMT. Një shkresë zyrtare e ministres së Financave tregon se hakerët kanë hyrë thellë edhe në serverat e financave.
Këto letra zyrtare të siguruara nga hakerët ngrenë dyshime se sa thellë kanë hyrë ata në arkivat sekrete, me të dhëna sensitive dhe çfarë kanë bërë me to.
Kujtojmë se megjithë ringritjen e e-Albania dhe shërbimeve të saj, ende nuk po funksionojnë disa shërbime që kanë të bëjnë me zyrën e tatimeve.
Nga ana tjetër, nuk ka ende një sqarim zyrtar të eksperteve se çfarë është duke ndodhur ende me sulmin kibernetik./TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa