‘‘Ne në Kaspersky kemi filozofi të njejtë për të gjtihë. Nuk ka lidhje se jeni kompani e madhe apo kompani e vogël, ju keni mundësi të njejta për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike” thotë Dragan Martinoviq, drejtor i Kaspersky Lab për Evropën Lindore.
Me çfarë sfidash përballen kompanitë e rajonit kur jemi tek mbrojtja nga sulmet kibernetike?
Martinoviq: Nëse flasim se cilat janë rreziqet më të shpeshta në rajon sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike, definitivisht mendoj se krypto lockers, ramsomware apo të gjithë llojet e malware që kërkojnë kompjutorin e kompanisë për të krijuar bitcoin. Tjetër rrezik që ju kanoset kompanive, jo vetëm në rajon është e ashtuquajtura extorsion, që do të thotë se kriminelët marrin kontrollën e kamerës suaj në kompjutor dhe në celular. Pastaj fotografinë e njejtë tuajën që e kanë bërë pa lejen tuaj ju’a nisin në një email shumë miqësor duke ju kërkuar para që mos të publikojnë informacione për ju. Janë gjëra të thjeshta për cyber kriminelët dhe hakerët që të vijnë më shpejtë tek mundësia e përfitimit, para nga xhepi juaj. Nuk duhet të jenë shumë mundësi të sofistikuara por të thjeshta për të manipuluar me rrjetet tuaja sociale.
Cilat janë përparësitë e përdorimit të prodhimeve të Kaspersky?
Martinoviq: Përparësi i përdorimit të teknologjisë që ne e përdorim dhe që quhet vis a vis. Bëhet fjalë për teknologji të përkryer kur bëhet fjalë për luftën kundër malware, extorsion dhe sulme tjera. Teknologjinë që e përdorim, e kemi që pesë vite dhe të njejtën e kemi përditësuar me informacione bazë të nevojshme për çdo kompani dhe ndryshe quhet si ëatcher module. Ky modul është duke u implementuar në produkte që përdoren nga persona fizik, produkte për B2B dhe produkte tjera. Ne në Kaspersky kemi filozofi të njejtë për të gjtihë. Nuk ka lidhje se jeni kompani e madhe apo kompani e vogël, ju keni mundësi të njejta për mbrojtje ndaj sulmeve kibernetike. Ne përdorim strategji si: ëhite listing, black listing dhe metoda tjera nga të cilat marrim vlerësim të saktë. Me këto teknologji ne jemi para konkurrencës sonë.
A e kanë të njohur kompanitë nevojën për mbrojtje nga sulmet kibernetike?
Martinoviq: Kompanitë çdo ditë janë duke mësuar se çfarë do thotë mbrojtja kibernetike dhe më shumë janë duke u vetëdijësuar se çfarë informacionesh janë të rrezikuara. Më herët nëse kanë menduar se nuk janë të rëndësishëm për sulme kibernetike, sot janë duke i parë sulmet e ndryshme kibernetike dhe e kanë vlerësuar se ka një numër të madh mundësishë për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Kompanitë mund mos të jenë të shënjestruar për sulme të veçanta vetëm për ata por mund të pësojnë nga sulmet e mëdha dhe grupore ku dëmi është kolateral. Duhet që të punojmë në vetëdijësimin e kompanive për të njohur nevojën. Vetëm mendojeni se një kompani mund të mbyllet nëse ka sulm kibernetik dhe si pasojë kompanisë i vidhen 50 apo 100 mijë dollarë. Asnjë ndërmarrës nuk do t’a dëshironte këtë.
Çka do të thotë sistemi SCADA dhe çka i ofron klientit?
Martinoviq: Sistemi SCADA është për subjektet e industrisë së infrastrukturës, siç janë ujësjellësi, kanalizimi dhe elektro-distribucioni, sisteme që mendoheshin si të izoluara, por situata për fat të keq është ndryshe. Ne gjithmonë flasim për prodhimin dhe porosinë just in time por e gjithë kjo ka qasje në internet. Kjo do të thotë se rreziku mund të futet në derë të madhe. Sisetemi SCADA përdoret në industrinë e infrastrukturës ku nuk duhet të ndodhin gabimet. Dallon sulmi malware pasi në një sistem normal të IT mund të kthehen informacionet me një restart të sistemit. Kjo nuk vlen në industrinë e infrastrukturës, përshembull një furrë për nxehjen e hekurit, sulmi do të thotë se është dëmtuar hardveri i saj dhe dëmi është i madh dhe nuk ka kompani që e kompenzon nëse nuk e ka sistemi SCADA. Ne në Kaspersky kemi veçse referenca të forta nga kompani të mëdha botërore që janë duke e përdorur këtë produkt.
Cilat kompani janë më të rrezikuara nga sulmet kibernetike?
Martinoviq: Kompanitë e para që duhet të sigurojnë mbrojtje nga sulmet kibernetike janë kompanitë financiare. Ata kanë qenë shënjestër e sulmeve vitet e fundit. Më herët nëse ju bënit blerje online nga një paisje e infektuar, ju si klientë i kishit fajet por tani ndryshon gjithçka, përgjegjësia tash i bije kompanisë që ka karakter të tregëtisë. Përgjegjësia është tek ta për çdo rrjedhje informacioni. Kompanitë e prodhimit gjithashtu janë të rrezikuara për sulme kibernetike. Duhet edukim shtesë për të pasur të ardhme më të sigurtë.
Cila është e ardhmja e mbrojtjes nga sulmet kibernetike?
Martinoviq: Është temë e madhe. Nga përvoja 20 vjeçare mund të them se gjërat janë duke lëvizur në drejtime të ndryshme. Presim disa lloje të sulmeve. Hakerët nuk duhet të jenë ekspertë por të shfrytëzojnë gabimet e rrjeteve sociale, për të çuar një fishing link. Numri i paisjeve të lidhura në internet është i madh: ruterë, kamera, senzorë. Kemi raste kur frizhiderë të mençur janë përdorur për sulme kibernetike. Sulmet kibernetike nga kjo kuptojmë se janë duke u rritur dhe janë shumë aktive. Gjëra tjetër që mund të ndodh është kahëzimi i opinionit publike nëpërmjet lajmeve të rrejshme. Duhet të jemi të vetëdijshëm se privatësia më nuk ekziston. Një haker mund të ju ndryshojë mendimin në internet, pa mos e vërejtur ju. Këtu mund të fusim edhe sulmet ndaj kompanive dhe institucioneve shtetërore.
Distributor gjeneral i Kaspersky Lab për Maqedoni është Kabtel dooel Skopje 02/ 3103 235
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkzekutohen pensionet me rritje për kategoritë e luftës
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri