Sulmet kibernetike, Borrell telefonon Ramën: BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë

Kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, kë bërë të ditur dje në mbrëmje se ka pasur një bisedë telefonike me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama rreth sulmeve të fundit kibernetike në Shqipëri.
Në një postim në Facebook, Borrell ka shprehur mbështetjen e Bashkimit Evropian për të ndihmuar Shqipërinë në rritjen e mbrojtjes kibernetike.
"Këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme. BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike", shkruan Borrell.
Nga
Telegrafi
16/09/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate























































