Sulmet me dronë në tokën ruse do të rriten, ka thënë një zyrtar i lartë ukrainas.

Disa sulme me dronë janë nisur kundër rajoneve ruse në javët e fundit dhe Mykhailo Podolyak tha se kjo tregon se lufta po zhvendoset gradualisht në shtetin që e drejton Vladimir Putin.


“Sa i përket Rusisë... ka një numër në rritje të sulmeve të nisura brenda territorit të Federatës Ruse dhe numri i tyre do të rritet”, tha këshilltari presidencial, raporton skynews.

mykhailo podolyak

"Sepse kjo është faza e luftës... kur armiqësitë gradualisht po transferohen në territorin e Federatës Ruse," shtoi ai.

Podolyak gjithashtu përjashtoi bisedimet e paqes për momentin, duke thënë se çdo negociatë do të përbënte "kapitullim" nga ana e Ukrainës.

Sulmet me dron në Rusi janë rritur ndjeshëm në shkallë gjatë ditëve të fundit - në fillim të kësaj jave, ne pamë sulmin më të madh deri më tani.

Gjashtë rajone ruse u goditën brenda një nate, ku një aeroplan transportues u shkatërrua dhe u dogj një aeroport ushtarak. /Telegrafi/