Sulm i ri në Çeçeni - goditet kulla qeveritare në Grozni

Një mëngjes shpërthyes në Çeçeni. Dronët ukrainas godasin “Grozny-City”.
Një sulm me dron u regjistrua në lagjen “Grozny-City”, duke dëmtuar njërën nga kullat e larta.
Në këtë ndërtesë ndodhen zyrat e Këshillit të Sigurisë së Çeçenisë, Avokatit të Popullit, Dhomës së Auditimit, Komisionit Zgjedhor dhe disa institucioneve të tjera qeveritare.
⚡ Ukrainian drone strike on Gudermes: reports of a hit on the Akhmat regiment’s base
Gudermes in Chechnya was attacked, don. Local sources report drone impacts on the Akhmat regiment’s facilities, don. pic.twitter.com/bj5uDKkqAx
— NEXTA (@nexta_tv) December 2, 2025
Aeroportet në të gjithë Kaukazin e Veriut pezulluan përkohësisht operacionet gjatë natës.
Ky është sulmi i dytë me dron në rajon brenda një jave: më herët, dronë goditën objektet e FSB-së në Achkhoy-Martan dhe selinë e policisë së distriktit në Gudermes.
Para kësaj, Çeçenia nuk kishte qenë objektiv i dronëve ukrainas që nga dhjetori i vitit të kaluar. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































