Suhareka pret Ballkanin në derbin e qytetit, formacionet zyrtare

Suhareka dhe Ballkani do të takohen në derbin e qytetit të Suharekës në kuadër të xhiros së 18-të.
Dy skuadrat nga qyteti i Suharekës po kërkojnë daljen në Evropë dhe pritet një ndeshje e fortë në stadiumin e qytetit.
Suhareka është në cilësinë e skuadrës vendase dhe kërkon fitore për tu ngritur në tabelë.
Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani synon vazhdimësi të fitoreve për t'iu afruar liderit Dritës në tabelë.
Formacionet zyrtare:Suhareka: Avdimetaj, Hasanaj, Memolla, Turkaj, Sijtepovic, Susuri, Boshnjaku, Rexhaj, Fetahaj, Zeka, Berisha.
Ballkani: Koliçi, Smajli, Jashanica, Thaqi, Ismajlgeci, Emerllahu, Abedini, Hamidi, Tolaj, Queven, Kryeziu.
/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/12/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































