FC Suhareka ka bërë të ditur zyrtarisht se ka transferuar super lojtarin e talentuar, Argtim Ismaili.
Klubi suahrekas është inkuadruar për herë të parë në elitën e futbollit kosovar, andaj është duke i bërë disa përforcime të mëdha, si në rastin e Ismailit.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Suharekës të bërë në faqen e tyre zyrtare në Facebook:
𝗔𝗥𝗚𝗧𝗜𝗠 𝗜𝗦𝗠𝗔𝗜𝗟𝗜 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝗼𝗿𝗰𝗼𝗻 𝗸𝗹𝘂𝗯𝗶𝗻 𝘁𝗼𝗻𝗲̈.
Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me mesfushorin ARGTIM ISMAILI i cili bashkohet me klubin tonë.
Ismaili i lindur në Maqedoni por i rritur në Zvicër ishte pjesë e disa skuadrave Zvicerane duke fituar përvojën e duhur si futbollist i ekipeve si ; Brühl SG, FC Winkeln, St.Gallen, FC Wil, e së fundmi GC Zurich.
Djaloshi nga Kumanova pritet të jetë një armë e fortë e mesfushës tonë me performancën e kualitetin e tijë. /Telegrafi/