LAJMI I FUNDIT:

Sugareski pret që më shumë kompani ajrore të paraqiten në konkursin publik

Sugareski pret që më shumë kompani ajrore të paraqiten në konkursin publik

Në seancën e Qeverisë ditën e hënë, pritet që të miratohet dekreti për shpërndarjen e financave për linjat ajrore me buxhet të ulët dhe pas publikimit në Gazetën Zyrtare pas disa ditëve do të formohet një komision vlerësimi dhe do të shpallet një thirrje publike për fluturime të lira, njoftojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bëj thirrje të gjitha linjave ajrore që duan të konkurrojnë. Në ditët e ardhshme, thirrja publike do të shpallet dhe pritet që të paraqiten një numër më të madh”, tha Sugareski.

Sugareski theksoi se animacioni i linjave ajrore është duke u punuar para se të shpallet thirrja publike.


“Në periudhën përderisa zhvillohen thirrjet publike nuk kam asnjë promotor ekonomik që punon në Maqedoni dhe kjo nuk është qëllimi im. Ne e bëjmë atë para kohe, bisedojmë, flasim për hollësitë, por nuk do të doja të përfshihesha në këtë”, tha ministri i Transportit.

Thirrja e re publike vjen pasi që Ministri për Transport dhe Lidhje e anuloi konkurs publik për këtë qëllim në korrik, për shkak, siç shpjegon ai, pengesave administrative. Në këtë thirrje publike kishte aplikuar vetëm një kompani ajrore me buxhet të ulët “Wizzair” e cila me tre kontrata në aeroportet e Shkupi dhe Ohrit operon në 30 destinacione drejt 14 vendeve, me subvencione nga shteti. /Telegrafi/