LAJMI I FUNDIT:

Sugareski dhe Bekteshi: Tetova dhe Gostivari do të bëhen me gaz

Sugareski dhe Bekteshi: Tetova dhe Gostivari do të bëhen me gaz

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot kanë inspektuar nga afër punimet në ndërtimin e gazsjellësit magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar.

Sugareski tha se ndërtimet e rrjetit gazsjellës zhvillohen me temp të fuqishëm dhe pritet që gjatë vitit 2020 të përfundojë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Gazifikimi i vendit është prioritet i lartë i joni dhe jemi maksimalisht të përkushtuar në ndërtimin e gazsjellësit magjistral. Kemi rreth 90 përqind realizim këtë vit, gjegjësisht janë investuar rreth 1 miliardë e 300 milionë denarë”, tha Sugareski.


Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tha se distribuimi i rrjetit do të ndërtohet përmes partneritetit privato-publik, për të cilin siç tha, qeveria tashmë ka formuar komision.

Ndërsa sipas drejtorit të Resurseve Energjetike Kombëtare Bajram Rexhepi, gazsjellësi magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar, do të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ai ta se menjëherë do të fillojë testimi, ndërsa në fund të vitit 2020 do të fillojë të përdoret gazi.

Ndryshe, gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar është me gjatësi prej 86 kilometrave, ndërsa vlera e investimit thuhet të jetë 29 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori