Edhe një çerekfinalist i kampionatit botëror do të përcaktohet sot në stadiumin e Shën Petersburgut.

Suedia dhe Zvicra do të kërkojnë të vazhdojnë aventurën e tyre në Kupën e Botës që po zhvillohet në shtetin rus.


Tashmë te dyja trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet zyrtare, ku nuk ka shumë ndryshime.

Barcelona 4

Si në ndeshjet e kaluara, katër futbollistët shqiptarë do të paraqiten në fanellën e zviceranëve - Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami si dhe Blerim Xhemaili.

Theksojmë se suedezët u renditën të parët në grupin F gjersa zviceranët përfunduan të dytit në grupin E.

Suedia dhe Zvicra në fazën e ardhshme të botërorit mund të takohen me fituesin mes Anglisë dhe Kolumbisë.

Suedia: Olsen, Lustig, Lindelof, Augustinsson, Claesson, Svensson, Ekdal, Forsberg, Berg dhe Toivonen.

Zvicra: Summer; Lang, Djourou, Akanji, Rodriguez; Behrami, Xhaka; Shaqiri, Dzemaili, Zuber dhe Drmic. /Telegrafi/

telegrafi sport app