LAJMI I FUNDIT:

Subvencionohen qytetarët që kanë kursyer rrymën

Subvencionohen qytetarët që kanë kursyer rrymën

Sot është procesuar në llogaritë e konsumatorëve në KESCO pagesa e subvencionit të energjisë elektrike për faturën e muajit dhjetor.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.

, Murati theksoi se gjatë dhjetorit, nga kursimi i energjisë elektrike përfituan 208 e 667 mijë qytetarë.


“Për më shumë se 208 mijë familje që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar për faturën e muajit dhjetor, dhe kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin ‘GOVSUB – Energy Saving/2022/P12’”, ka shkruar ai.

Ministri Murati po ashtu ka bërë thirrje për kursim të energjisë.