Barcelona e ka nisur mjaftë mirë ndeshjen ndaj Espanyolit në kuadër të Copa del Rey.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka shënuar golin e epërsisë vetëm pas nëntë minutave lojë.


Ishte sulmuesi uruguaian, Luis Suarez që shënoi në minutën e nëntë për 1-0.

Aktualisht rezultati pas dy ndeshjeve është 1-1 pasi në takimin e parë kishin triumfuar Espanyoli. /Telegrafi/

telegrafi sport app