Ky mund të jetë viti që ju përpiqeni të provoni diçka pak ndryshe, për të pasur eksperienca dhe për t’u futur në kultura të reja, shkruan portali britanik “Stylenest” që i kushtohet udhëtimeve, modës, kulturës dhe stilit të jetesës duke renditur Shqipërinë në tre destinacionet për verën 2019.
Sipas Booking, 52% e udhëtarëve duan të kenë eksperienca të reja në vend që të blejnë xhingla dhe suvenire.
Por eksplorimi i vendeve të reja nuk është një fushë vetëm për të rinjtë, edhe udhëtarët në moshë duan gjithashtu të shijojnë pushime që janë jashtë normës.
“Sharmi i këtij vendi të vogël fantastik Mesdhetar shpesh herë është injoruar, kryesisht edhe për shkak të tërheqjes turistike të fqinjit të tij, Greqisë. Por 2019 mund të jetë viti që më në fundë do e kthejë në vëmendje”, shkruan “Stylenest” në përshkrimin që i bën Shqipërisë, përcjell ATSH.
“Shqipëria ka të gjitha bukuritë që prisni nga Mesdheu, por pa turizmin masiv që do të përballeni kudo në këtë pjesë të bukur të botës. Në Shqipëri, mund të gjeni plazhe të mrekullueshme, restorante të mira dhe njerëz të mirë. Kryeqyteti, Tirana ka një sharm rrëmujshëm që me siguri do u pëlqejë atyre personave që po kërkojnë diçka ndryshe, ndërsa nëse shkoni në male mund të gjeni fshatëra të mrekullueshme alpine për t’i eksploruar. Për sa i përket të apasionuarve të historisë, këtu ka shumë mbetje nga infrastruktura komuniste për t’u zbuluar. Dhe të gjitha këto vijnë shumë lirë, sa që do të jetë e pamundur që të gjeni pushime të tjera plot diell më të lira në gjithë Evropën”, thekson portali britanik.
“Stylenest” rekomandon të gjithë ata që dëshirojnë të rrinë ulur buzë detit me një pje freskuese të shkojnë në Ksamil, një fshat bregdetar i vogël dhe piktoresk me plazhe të izoluara, një qoshe e paqte që duhet vizituar.
Më pas në këtë renditje të tre destinacioneve verore të reja për 2019 vijnë Uzbekistani dhe Gjeorgjia. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë