Rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit pas 2 orë ndërprerje për shkak të stuhisë

E plotësuar: Pas një stuhie të madhe që përfshiu Shqipërinë mesditën e së shtunës, fluturimet në Aeroportin e Rinasit kanë rinisur, pasi u ndërprenë për afro dy orë.
Stuhia ndërpret përkohësisht fluturimet në aeroportin e Rinasit
Një stuhi e fuqishme ka përfshirë Shqipërinë, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës “Nënë Tereza”.
Pista është përfshirë nga erë dhe shi i fortë, duke bërë të pamundur operimin normal të fluturimeve.
Autoritetet kanë ndërprerë aktivitetin deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Në pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë pasagjerë që presin fluturimet, ndërsa terminali është mbushur me njerëz.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































