LAJMI I FUNDIT:

Studim befasues, nuk do të besoni se kush e aktron më shpesh orgazmën!

Studim befasues, nuk do të besoni se kush e aktron më shpesh orgazmën!

Se femrat e aktrojnë orgazmën dhe ndahen të pakënaqura në shtrat është një gjë e zakonshme për shumë çifte, mirëpo duket se edhe meshkujt janë fajtorë për aktrimin e orgazmës.

Në fakt, një studim ka zbuluar se meshkujt e aktrojnë më shpesh orgazmën sesa femrat, rreth një në katër herë që bëjnë seks, transmeton Telegrafi.

Për këtë studim shkencëtarët i kishin intervistuar 230 meshkuj të moshave 18 deri 29 vjet. Hulumtuesit i kishin pyetur nëse kanë aktruar ndonjëherë orgazmën dhe nëse po, sa shpesh.


Hulumtuesit pastaj kishin shpjeguar se mesatarisht meshkujt aktrojnë orgazmën një në katër herë gjatë marrëdhënieve seksuale, veçanërisht gjatë seksit vagjinal.

Arsyeja për këtë, siç thonë hulumtuesit, është se meshkujt nuk dëshirojnë t’i lëndojnë partneret dhe t’i bëjnë të ndihen të padëshiruara seksualisht.

Meshkujt kishin thënë se kënaqësinë seksuale e aktrojnë më së shpeshti gjatë seksit vagjinal, mirëpo ndonjëherë ndodh edhe gjatë seksit oral dhe anal. /Telegrafi/